
TREGIM
Një degë livando e vendosi të fundit mbi rrobat e palosura dhe e mbylli valixhen me kujdes. Pastaj u kthye prap të shikoj edhe një herë rreth e rrotull dhomës dhe nëpër dollape që të sigurohej se i kishte marr të gjitha gjërat që i duheshin për udhëtim.
Doli nga dhoma dhe për një kohë qëndroi me antarët e tjerë të familjes deri vonë, edhe pse i duhej të zgjohej para agimit.
Dikur vonë shkoi të pushoi sa do pak por nuk mundi fare ti mbyllte sytë.
Mendime të ndryshme i silleshin vërdall nëpër kokë sa andej e sa këndej, dhe mendonte se çdo herë ndarjet e kanë pjesën më të dhimbëshme, e të cillën nuk e pëlqente as pak, por kësaj radhe e ndjente vetveten krejtësisht më dryshe se herave të tjera.
Edhe pse kishte një karakter të fort dhe asnjëherë nuk ipej edhe kur diçka nuk shkonte si duhej, këtë radhë herë pas here lotët e tradhëtonin e ajo mundohej prap se prap të gjente forcën dhe bëhej se çdo gjë shkon në rregull e si duhej.
Por këtë herë ishte vërtetë krejt më ndryshe. Do ti mungoj pjesa më e dhimbëshme e momenteve të ndarjes sa herë që nisej për në kurbet dhe lotët që dilnin nga shpirti i dëlirë i një nëne. Sot sikur po i kërkonte në çdo cep ata sy të përlotur që çdo herë i shihte dhe që mbeteshin gjatë në kujtesën e saj dhe që rëndonin si gurë në shpirt sa herë i kujtonte.
I bëhej se këtu po e linte gjysmën tjetër të shpirtit e në vend të tij po i merrte vetëm kujtimet e bukura e të paharruara.
Tashmë ishte ulur në taxin që po qarkullonte në orët e para të mëngjesit. Dritat në rrugët e qytetit e të objekteve të ndrydhme që ende ishin të ndezura dhe agu i hershëm të ipnin me kujtu se shumë shpejtë do të fillon dita e re dhe qyteti do të frymon jetë.
Ajo këtheu kokën disa herë për të parë e sikur donte të përshëndetet për të fumdit herë me gjithë ato rrugë e vende ku e kaloi një pjesë të kohës me njerëzit më të dashur.
Në kranror zemra i rrahte fort e ndonjëherë i bëhej se diçka e shtrëngonte fort e që i vinte deri tek fyti, sa herë që e mendonte gjysmën e zemrës që po e linte peng këtu, e të cilën nuk do ta takonte kurr më.
Xhevrije Kurteshi Nimani