Ka kohë që nuk jemi parë
As telefonatë e as letër
Nuk kemi shkëmby
Por, nga mendja
Kurrë nuk të largova.
Jetuam në kohë të pakohë
Edhe afërsia jonë u bë e pamundur
Kujtimet e bukura sëbashku
Më mbajtën të fort.
Prandaj, sot erdha
Me një trëdefil në dorë
Më duket dera qenka rënduar
Apo fuqia e duarve të mia
Sa qenka dobësuar!
AJO
Edhe njëmijë jetë
Po t’i kishte
Ajo prap do të zgjedhte
Të parën.
Ashtu e brishtë
E hënë e kulluar
Bëhej fanar
Në errësirë.
Shpirt dëlirë
E sy patrembur
Beson në vehten
E donte dhe vehten.
NDENJË
Ngjyra e trëndafilit
Sot është e zbehurë
Dielli nuk po ngrohë
Si përherë.
Kush po e kërkon?
Pushtimin e botës ?
Sa keq !
Ai ende nuk e njehë
As vehten e tij e as jetën.
