
E TRISHTA
PRANVERË
Celën lulet e dallendyshet u kthyen
Behari e mori të gjithë dhen,
Njerëzimi të heshtur e plotë ndrojtje pyesin
Vallë si do të bëhet e nesërmja këtë vit?
Valët e detit nuk u trazuan si më parë,
Nga anijet që shkonin e vinin nga larg
Qetësia e detit sivjet të trishton
Çdo gjë të duket e kot e pa jetë.
Pranverë trishtimi do ta quajmë me të drejtë,
Por shpresa është më e madhe se çdo gjë në jetë,
Ky vit të kaloj ashtu si të kaloj
Shëndeti e jeta prap ndër ne do të jetë.
E PRISJA
E prisja pranverën
Si rrezen e diellit,
Që mëngjeseve të majit
E natyrës ti jep jetë.
E prisja verën
Si ajrin që e thithim,
Për një shtrëngim duarsh
E një përqafim.
E prisja vjeshtën
Me ngjyra të blerta,
Ermirën e mollave
Që nëna i mblodhi për ty.
E prisja dimrin,
Borën kristal të bardhë,
Të prisja dhe ty
Këtë verë me ardhë.
ERË E PRANVERË
Syri gjithandej nuk ngopet
Me bukuri pranvere,
Era e luleve të magjeps
E të mbush me lumturi.
Ajri i pastër e i freskët
Të mbush jetë e gjallëri,
Por, qe do kjo erë sot ?
Që lozë kështu me flokët e mi.