
…O Hipokrita. Ju pastroni së pari oborrin tuaj e pastaj te fqiu. Ju demonkratë euroamerikan që i shisni popullit tuaj ‘paqedashësi’ derisa ata vuajn nën thundrën tuaj të kapluar nën injorancën të mbjellur nga ju që sot ata nuk ndjejnë gjë përtej hundës së tyre.
Më thoni derisot ‘’diktatori Erdogani’’ cilin gazetar, politikan apo aktivist të burgosur e të dënuar e ka pushkatuar apo e ka varur në mes të sheshit, akt të cilën nuk iu ka bërë puçistëve vrasës të popullit të paarmatosur në vitin 2015. A mendoni se Turqia është kauboj shtet të cilin e ka në dorë Erdogani ku ai vret e pret kë të doj pallogari apo ajo është Shtet Juridik e cila gjykon me ligjet e kushtetutës aktuale të pranuar nga Ndërkombëtarët të sjellur po në kohën e të burgosurve të sotëm që gjykonin mbi popullin e shtypur paraerdoganiste që sot të tmerrohen nga ato ligje të cilët i sollën vet dhe gjykohen me te.
Është fakt i gjall se Erdogani i thirret arsyes së pozitës dhe opozitës të ulen bashkë e të përpilojn Kushtetutën e re Civile sipas popullit duke e larguar Kushtetutën Ushtarake përgjithmonë e sjlellur nga Grushteti Ushtarak të vitit 1980, kohë kur Erdogani as që ekzistonte në skenën politike. Po pse opozita hesht? Sepse Kushtetuta Aktuale është bërë për të gjykuar popullin e jo të gjykohen ata, tani e kuptuat dyftyrësinë e tyre pse heshtin, shkaku se janë agjentë të CIAs dhe Mossadit që punojnë në baltosjen dhe rrënimin e shtetit turk!???
Sot, e kemi Betejën e fundit brenda në Turqi e cila do të reflektoj gjithë botën e skllavëruar me datë…14 maj 2023!
Turqia me Sistemin Presidencial përgaditet të bëj Zgjedhjet Historike të shekullit të ri si dëshmi për Pavarësi dhe Sovranitet të plotë prej Hegjemonisë AngloAmerikane, si dominuesit Botëror të Shekullarizmit të dhunshëm e cila fsheh pas vete Protestantizmin dhe Israelizmin dualiste, në fakt SIONIZMIN ISRAELIT, rresht për 200 vite, pa e përjashtuar këtu dhe Shqiptarin e shkretuar me këto ligje.
Këta janë zinxhiret më të rrepta të robërisë së rahura duarve dhe këmbëve të popujve botëror të konceptuara sipas Majtizmit-Djathtizmit, e në fakt këto janë doktrina të djallzuara që i udheheq një Qendër angloamerikane të ritit israelit, me nofkën SHEKULLARIZËM!
Gazetari dhe filozofi turk Xhemil Meriç thotë: “Biri im në këtë vend nuk ka majtist, djathtist, të përparuar dhe të prapambetur. Ka vetëm të moralshëm dhe të pamoralshëm. Ju bëhuni nga të moralshmit. Do të shihni se, sa shumë do të bëheni si masë”!
Sot angloamerikanët kanë humbur dheun nën këmbët e tyre sepse kanë forcuar mbështetjen e anarhistëve Majtiste në gjithë botën përmes grupeve terrorokomuniste të cilët janë tregues se Amerika ekstremishtë rrëshqet drejt Majtizmit vrastar.
Pra, Orientalisti Amerikan Thomas Penn thotë; Sot gjendja ka ndryshuar sepse muslimanët janë nën kontrollin tonë. Por ajo që ndodhi një herë (dikur) mund të ndodhë përsëri, sepse pishtarin që ndezi Muhamedi (alejhi selam) në zemrat e ndjekësve të tij nuk është i destinuar për tu shuar. Asnjëherë nuk do të gjunjëzohet një ummet që për komandant ka Muhammedin a.s.,!
Pra, pas një shekulli të prangosur prej Perëndimit erdhi dita e shumëpritur për Turqin e Erdoganit të arrij synimet e saja me bërje fuqi Botërore që pritet timoni politik të merret nga vet Populli turk ose Sovranit real, ku sipas deklaratave faktike del se modeli Perendimor është model i Pushtetit Politik e cila sundon Popullin e jo Populli të jet sunduesi mbi Pushtetin politik siç është sot rasti në Turqinë e sotme. Atje, Bota perëndimore është e zhvatur nga Pushtetet EuroAmerikane të cilët punojnë për të skllavëruar popullin e tij nën thundrën e Shtetit të Thellë!
Pra, Turqia do të jetë vërtetë e lirë vetëm pa Sekularizmin Amerikan në krye me Kushtetutën e re Civile për të cilën Erdogani e ka dhënë fjalën se do ndërohet pakushtëzime e që do jet pa Tarafe doktrinore, pra pastër e Popullit. Perëndimi nuk i trembet atij Islami ritual dhe ceremonial (formal), por i frikësohet Islamit që thërret për shkencë, veprim, përparim dhe qytetërim, thotë Mustafa Mahmud… Dhe kjo shihet te Turqia e Erdoganit e cila tërrë botën perëndimore e sfidon sot, si me moral ashtu edhe me shkencën e përparuar që i bën tejjet xheloz ata!
Andaj për çdo musliman është Vaxhib dhe Farzi Ajn e veçmas për çdo njeri i cili e ndjen veten të shkelur brenda Turqisë apo jashta saj borxh të Votoj Partinë AKP dhe Erdoganin, ndryshe bota shkon për Huq. Këte e thotë edhe Ajeti Kuranor; Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër.” El-Huxhurat, 10
E shihni se e gjithë Bota Diktatoriale Euro-Amerikane si çdo herë bëjnë telallin kundër çdo pushtetari të cilit nuk munden t’ia mbështesin direktivat e tyre antinjerëzore dhe andaj mbeten të etiketuar liderët e tij si “Diktator” nga Mediat e kontrolluara të vendit dhe ato të fonuara brenda shteteve të dyta prej perëndimit vetëm pse populli u qëndron pas Liderve të tyre. Çfarë absurdi e çfarë mentaliteti fashisto raciste dominon në perëndimin e sotëm!!?
Kurrë Mediat e kontrolluara nga pushtetet perëndimore nuk ofrojn lajme për gjendjen e shteteve të tyre gjatë trazirave brenda tyre por i mbulojn ato me vemendje të larguara nga bota e tyre drejt botës së dytë apo të tretë, e kjo a nuk është Diktatur e errësuar!??
Shihni si Gazeta Washington Post propagandon dhe ndërhyn në çështjet të zgjedhjeve të Turqisë: “Largimi i Erdoganit është shumë i rëndësishëm në këto zgjedhje, përpara se Turqia të bëhet superfuqi dhe të dalë jashtë kontrollit tonê”!
Pra, Angloamerikanëve i duhet një Turqi servile e vasale, e jo një Turqi Sovrane ku fjala është te Populli. Diktatorët Perëndimor dhe komplotistët e tyre i ka kapluar Paniku histerik bashkë me klerikët e tyre paramilitar shkaku se Turqia po çlirohet nga kthetratë e tyre zhvatëse një shekullore…
Por do vjen dita [pas zgjedhjeve] perendimit do ti duhet shumë Turqia, por TURQISË nuk do ti duhet Perendimi. Turqia nuk ka nevojë më për Perëndimin komplotiste që bënte trazira Brenda dhe jashtë saj.
Këto ditë erdhi edhe një Deklaratë mbështetjeje nga 55 dijetarë Islam drejtuar Presidentit Erdogan: “Zgjedhjet në Turkiye do të prekin Muslimanët”. 55 dijetarë Islam, duke përfshirë Presidentin e Unionit të Dijetarëve Muslimanë dhe Myftiun e Libisë, mbështetën Presidentin Rexhep Taip Erdogan, në zgjedhjet e 14 majit në Turqi, duke thënë: “Zgjedhjet në Turkiye janë një nga çështjet Islame që prek Muslimanët”. Më tej, u bë thirrje Muslimanëve; “Muslimanët duhet të votojnë në favor të Presidentit Rexhep Taip Erdogan, Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim”, thuhet në deklaratë.