Fillimi Opinion/AnalizaRoli i Islamit në ruajtjen e identitetit kombëtar të diasporës

Roli i Islamit në ruajtjen e identitetit kombëtar të diasporës

nga Shekulli Agency

Abdullah-Klinaku-770x4701-770x470

Nga: Abdullah Klinaku

Gurbeti është i rëndë, e për vuajtjet që ti shkakton dijnë me tregu ata që janë në gurbet e janë gurbetçar. Ata e dijnë mallin dhe dhimbjen që ua shkakton, ata e dijnë edhe çfar në të vërtetë ka kuptim fjala gurbetqar. Fjala gurbet, edhe pse në fjalorin e gjuhës shqipe është shqipërizuar si kurbet, rrjedh prej gjuhës arabe “garib, guraba”që ka kuptimin “i/të vetmuar”, e ku ka më të vetmuar se sa gurbetqarët. Vetmin e gurbetit e përjetojë edhe pejgamberi i gurbetaqarëve tonë, Muhamedi s.a.s., edhe ai e vuajti largimin nga vendi i tij, edhe ai e përejtojë këtë dhimbje dhe me shpirt të vuajtur kur doli buzë Mekkës, tha “ O Meka ime, je vendi im, dhe sikur mos të më nxirrnin me zor kurr nga ti nuk do të largohesha”. E përjtojë këtë dhimbje që e përjtojnë diku rreth një million shqiptar të popullit dhe kombit tonë. E përjetojë edhe Pejgamberi vetminë, atë që e përjtojnë rreth një million kombas tonë nëpër botë. Prandaj përderisa identiteti ynë kombëtar është i fuziquar dhe i lidhur me vlerat hyjnore të Pejgamberit tonë s.a.s gurbetqarët tonë te ai le ta gjëjn ngushëllimin dhe përmes tij s.a.s. le t’ia lehtësojnë vetes dhimbjet.

E kaluara historike e popullit shqiptar, luftërat, robëria, dhuna e vazhdueshme, skamja e gjendja e rëndë ekonomike e vendit tonë, ka detyruar shumë shqiptar të marrin rrugët e gurbetit. Dhe sipas statistikave akoma jo zyrtare sot diaspora shqiptare numëron rreth 1 milion gurbetqar. Po thuajse në referim të Kosovës, sa gjysma e banorëve që jemi në Kosovë, i kemi edhe jashtë Kosovës. Kjo popullsi e jona jashtë vendit tonë, do trajtim, kujdes dhe përkushtim të veçantë, jo aq për gjeneratat e para emigruese sa do për gjeneratat trashëguese. Ky kontribut në ruajtjen e diasporës sonë, aq sa duhet të jetë institucional, duhet të jetë edhe mediatik, intelektual dhe organizativ civil ( OJQ ).

Diaspora jonë, ka përjetuar faza të ndryshme të veprimtarisë së saj, ndërsa një veprimtari, ka qenë veprimtari koherente, e ajo është mbështetja financiare për vendin e tyre. Një ndarje të lehtë nëpër faza, mund ta ndajmë në këtë mënyrë. Faza e parë, ka qenë faza e mobilizimit dhe organizimit ilegal për kauzën kombëtare. Si dhe faza e dytë e aktivizimit aktiv politik dhe ushtarak të diasporës shqiptare përveç mbështetjes financiare. I madh e i vogël, kanë qenë të angazhuar në kauzën kombëtare, në organizimin politik dhe ushtarak për çlirimin e kombit shqiptar, duke filluar me Kosovën, Iliridën dhe Kosovën Lindore. Ky organizim përveç që e ka mbajt të angazhuar diasporën në çështjen kombëtare e ka mbajt fuqishëm lidhur me vendin, Kombin, Kosovën, qytetin e fshatin e tij. Kjo lidhje e fuqishme i ka nxit dhe i ka mbajtë ata të lidhur fuqishëm me ndjenjën dhe me idnetitetin kombëtar. Këto dy faza, kanë qenë faktor i rëndësishëm dhe ndikuesi fundamental që shqiptarët e kanë ruajtur fuqishëm identitetin kombëtar dhe ndjesinë për kombin e atdheun.

Faza e tretë si fazë e ndjesisë është koha e pas luftës, kur gurbetqarët kanë filluar vërtetë ta ndjejnë vetën të vetmuar në idealin e tyre kombëtar. Krejt mundin e tyre material e fizik, shpirtëror e ndjesor që e kanë dhënë për kombin dhe atdheun e tyre, e ndjenë sikur e nëpërkëmbën elitat politike me qeverisjet e pas luftës. Filluan ta ndjejnë zhgënjimin sepse pritjet e tyre kanë qenë shumë të mëdha, angazhimet e tyre kanë qenë shumë serioze dhe kanë qenë

plotë shpresë për një Kosovë më të mirë. Si rezultat i këtij realiteti, gurbetqarët tonë, kanë filluar ti kthehen jetes normale në vendet e botës. Jetës për një përparim ekonomik, arsimim cilësor dhe avancim në karrieren e tyre jashtë Kosovës duke u ndje pjesërisht të dëshpëruar me realitetin në Kosovë. Kjo fazë ka ndikuar që gjeneratat e reja të fillojnë ta ndjejn Kosovën, pak më larg dhe të zvenitet identiteti kombëtar, duke ju referuar konceptit se “as atyre në Kosovë nuk po ia ndjen për shtet e pse neve hala po”. Ky botëkuptim ka ndikim negativ në ruajtjen e identitetit kombëtar të diasporës sonë, tani dhe shumë më negative në të ardhmen.

Megjithatë në krejt këtë realitet me zymtësi relative, është duke ardhë një shpresë e madhe për diasporën tonë, për rikthimin e fuqishëm të një kapitali që për shekuj e ka ruajtur indetitetin tonë kombëtar dhe për shekuj na ka diferencuar prej armiqëve ballkanas. Ky kapital shpirtëror është identiteti fetar i Kombit tonë. E them këtë edhe nga përvoja personale dhe nga gjykimet e përvojave personale të shumë prej jush, që familjet në të cilat kanë të kultivuar ndjenjat fetar- islame, në të njëjtën kohë janë duke ruajtur edhe identitetin tradicional, familjen tradicionale dhe rrjedhimisht identitetin kombëtar. Praktika fetare, morali fetar dhe tradita familjare janë bazat e reja mbi të cilat do të ruhet indetiteti kombëtar i diasporës shqiptare. Përderisa dikur kauza kombëtare na e ka ruajtur fuqishëm identitetin tonë kombëtar dhe fetar, sot, kauza fetare do të jetë shtylla kryesore për ruajtjen e identitetit kombëtar. Njeriu lidhet fuqishëm në atë çfar beson, dhe kur kombi dhe vendi ynë ka vuajtur, kauza kombëtar na ka lidhur fuqishëm me ndjesin patriotike dhe identitetin kombëtar sepse kemi besuar në pastërin e kësaj kauze.

Mërgata jonë, sot përderisa e kupton se në botën e globalizmit gjëja më e rendësishme është ruajtja e traditës, moralit individual e familjar, gjuhën e kulturën, me të gjitha këto synime e ruan fuqishëm edhe identitetin kombëtar. Familja shqiptare në mërgat, duhet ta mbjell mendimin në të riun e saj dhe në brezat e ri trashëgues të saj, që krenaria dhe vlera më e lartë e tyre është rikthimin në binomin Komb-Fe. Mbi këtë binom Komb-Fe, individi ynë do të formësoj personalitet që do të rrezonoj respekt për të tjerët, do të promovoj paqen mes kulturave dhe do të jep kontribut gjurmëlënës për vendin dhe shoqërinë në të cilën jeton. Me këtë formësim fetar do të ruaj veten, familjen dhe kombin e tij. Do të fitojë respektin e të tjerëve dhe do ta ketë hapësirën dhe mundësin për të dhënë kontribut për vendin ku jeton dhe vendin e vet. Një individ dhe familje e cila është larguar nga tradita familjare e fetare, duke pas parasysh faktin e zvenitjes së kauzës kombëtare shumë shpejt do të zhytet në asimilimin moral, kombëtar e fetar. Do të zhytet në ujërat e devijimit, në rrjedhat e globalizimit dhe në vuajtjet e lajthitjes për tërë jetën e tij dhe pasardhësëve të tij.

Familja e mërgatës shqiptare, duhet të jetë e lidhur fuqishëm më xhamin dhe me moralin e kulturën që kultivon xhamia. Xhamia ka qenë simboli dallues i kombit tonë, prej sllavëve dhe duhet të jetë shtylla dallues e identitetit tonë kombëtar edhe në të gjithë botën. Xhamia, për mëgatën nuk duhet të shihet vetëm si faltore por edhe si çerdhe e ruajtjes dhe kultivimit të identitetit tonë kombëtar, moralit dhe traditës familjare.

Mërgata jonë me vlerat e saj kombëtare e fetare do të jetë themel i dobishëm për vendet e botës në të cilat është, për kontributin e tyre indelektual dhe material. Mërgata jonë me këtë formim do të jetë kapitali bazik dhe më i fuqishëm për zhvillimin ekonomik të vendit tonë, për avancimin intelektual dhe kulturor të shoqërisë sonë dhe shtylla më e fort e stabilitetit të shtetit tonë përmes lobimit organizativ nëpër botë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies