Pavarësisht se shumë njerëz janë skeptikë, ndikimi i Erdogan se kush do të qeverisë në Shqipëri është tashmë i vërtetuar. Aty ku nuk ndikon dot nëpërmjet partive, i ndikon partitë nëpërmjet simpatizantëve të vet. Nëse Berisha nuk e kuptoi në vitin 2013, dhe përmasa dramatike e humbjes i dedikohet edhe armiqësisë që krijoi me Erdoganin për votën në OKB, Rama e kuptoi dhe e shpalli Turqinë aleat strategjik që para fitores.
Çdo parti apo kandidat për kryeministër që do të pretendojë fitoren në Shqipëri, Kosovë apo Bosnjë, tashmë duhet të llogarisë simpatitë e Erdoganit. Dhe Edi Rama e di këtë, ndaj ishte në garë se kush do ti telefononte më parë nga udhëheqësit ballkanikë. Ku nëse serbët dhe grekët e bëjnë për paratë, Rama e bën për votat.
Presidenti Erdogan është i pari dhe i vetmi president i një shteti ballkanik, që pikasi në politikën e tij të jashtme përcaktimin e Shqipërisë dhe të Kosovës si aleatë strategjikë. Rizgjedhja e Erdoganit don të thotë vazhdimësi e politikës dhe e strategjisë së tij të njohur për të forcuar rolin e Turqisë si faktor i rëndësishëm rajonal në Mesdhe, në Lindjen e Mesme, në Azinë Qëndrore dhe në Ballkan. Kjo vazhdimësi e forcimit të pozitës së Turqisë si fuqi e madhe rajonale përbën një rrethanë të favorshme për peshën dhe perspektivën e faktorit shqiptar në rajonin e Ballkanit që pret të ridizajnohet sipas tekave (disponimit) të botës perëndimore e që vazhdon copëtimin e tokave shqiptare.
Të gjithë shtetet ballkanike, dhe sidomos ata që nuk e kanë dashur kurrë faktorin dhe kombin shqiptar, janë të detyruar të llogarisin rrethanën e aleancës strategjike të dy shteteve shqiptare dhe të kombit shqiptar me Turqinë të cilat kanë lidhshmëri sa gjakore po aq edhe kulturo-fetare që mbështetet në 5 shekuj bashkqeverisjeje. Pavarësisht se fqinjët janë të shtyrë e të nxitur me dekada nga faktori perëndimor që arritën biijtë dhe nipërit e partisë së shkuar të punës ti riedukojnë dhe ti zbarkojn si një kohë Trockin e Leninin brenda në shqiptari si misisonar përplotë valixhet me para të destinuar nga perëndimi, si gjatë revolucionit të kuq Bolshevik, aktualisht sot të ardhur përplotë gojërat të shajnë islam e turk!
Rivalët tanë historikë janë të dijes për forcën e Turqisë në rajon dhe ndaj Serbia dhe Greqia, ende pa u numuruar gjithë kutitë e votimit dhe pa u shpallur zyrtarisht fitorja e Erdoganit, nxituan t’i dërgojnë në 24 qershor mesazhe zyrtare urimi presidentit të Turqisë.
Prandaj çështjet e brendshme të një shteti nuk duhet të ngatërrojnë vizionin dhe interesin gjeopolitik të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar ku në saje të jounitetit kanë arritur të përçajnë popullin në grupe të ndryshme interesi që ia dobësojn faktorizimin si kombë përball cytjeve mediatike dhe ate politike botërisht. Ndaj një Turqi e fortë duhet parë si një avantazh gjeopolitik për Shqipërinë, për Kosovën dhe për kombin shqiptar, përndryshe jemi humbës të sigurt ngase për na kurrë nuk i bëhet perëndimit vonë.
