Realiteti i terrorizmit në shekullin e ri rrjedh nga Marrëveshja e “Sykes-Picot” të vitit 1916, e vendosur në Lindje të Mesme e që skadon këtë vit 2016, ku të gjithë Fuqitë e Mëdha janë tur në skenë si ujqër të tërbuar pas një cope territori të këtij regjioni gjeo-strategjik, vetëm Turqia shihet si e tepërt në këtë sofër të madh, prandaj ajo nga brenda dhe jashtë sulmohet!
Dihet mirë se, Regjimi sirian bashkëpunon me organizatën terroriste DAESH mes dy palëve ka marrëdhënie intensive tregtare ku regjimi i jep armë organizatës dhe me spiunët e vendosur në DAESH ka mundësinë për të kryer disa akte në disa zona të Turqisë. Regjimi i Asadit bashkëpunon me organziatën terroriste dhe Rusisë me DAESH-in që nga viti 201, ku gjatë kësaj kohe ka patur rritje të tregtisë mes regjimit dhe DAESH-it në fushën e naftës, gazit, etj.
Ky Regjim, pas tij edhe Rusia bashkëpunojnë edhe me organizatat tjera terroriste si PYD – YPG ose më drejtë me thënë PKK-në Kurde kundrejt Turqisë duke i mbështetur me armë dhe logjistik, bashkë me SHBA-në.
Agjentët në mesin e këtyre organizatave planifikojnë të kryejnë sulme terroriste kundër Turqisë e zhvilluar që në fillim të vitit 2015. Sipas tyre Turqia do të paguajë dhe do të digjet me zjarrin e terrorizmit për ndërhyrjen në Siri. Edhe Franca kryesisht presidenti francez François Hollande dhe Evropa të cilët dëshirojnë rrëzimin e regjimit të Asadit gjithashtu e paguajnë rëndë.
Regjimi ka nevojë për këtë organizatë e cila e dëmton imazhin e revolucionit sirian dhe kërcënon të gjithë botën duke i liruar civilët nëpër burgje për t’iu bashkangjitur DAESH-it. Shërbimet sekrete përdornin kryesisht kriminelët brenda DAESH-it duke u dhënë armët që dëshironin, dhe armët u jepeshin militantëve të DAESH-it në orët e natës. Ndërsa armët që dëshironte DAESH-i i vendosnin në një pikë kontrolli ushtarak më pas militantët i sulmonin këto rajone dhe i merrte nën kontroll zonat ku ndodheshin armët.
Rusia ishte në dijeni për çdo gjë që ndodhte, sepse vinin dhe iknin dhjetëra ekspertë rusë në aeroportin ushtarak në Tedmur bashkë me ekspertët iranianë ndihmonin ushtrinë e regjimit në punët që kishin në vendet ku ndodheshin burimet e naftës dhe të gazit të cilat ndodheshin nën kontrollin e militantëve të DAESH-it. Kjo tregon se Rusia ndihmonte për pompimin me naftë dhe gaz nga rajonet nën kontrollin e DAESH-it drejt rajoneve që ndodheshin nën kontrollin e regjimit!
Duket se ka ardhur momenti i finales në Siri. Bashar Assad po e merr situatën nën kontroll me ndihmën masive të aviacionit luftarak rus edhe me mbështetje masive logjistike dhe teknike për ushtrinë siriane në tokë. Lufta për Aleppon ka karakterin e një beteje vendimtare. Nëse trupat e Assadit e rimarrin qytetin në dorën e tyre, atëherë despoti sirian ka fituar më shumë se një betejë.
Por qyteti Aleppo gjithashtu është me rëndësi strategjike edhe për Turqinë dhe forcatë opozitare siriane për të mbijetuar dhe për mbrojtjen kombëtare Turke, qytet i cili paraqet vijën e kuqe të durimit, prandaj gjithë akterët politik janë në pritje gatishmërie se cdo të ndodh!!
Bashar Assadi është rikthyer si faktor në sajë të rusëve duke e shfrytëzuar vakumin e pushtetit me qëllim; Ruajtja e pushtetit të Assadit.
Askush nuk flet më për pranverën arabe, ose për idenë e një demokracie arabe. Kjo ëndërr është lënë mënjanë. I gjithë Perëndimi, me në krye Shtetet e Bashkuara, pra Barak Obamën, e ndjekin këtë gjendje me duar të lidhura ngase SHBA-ja është në prag të zgjedhjeve të reja dhe ky akt jep dritë jeshila Rusisë intriguese.
Prandaj, politikanët kanë vendosur për bisedimet e paqes në Gjenevë edhe pse ato do të shfrytëzohen si paravan për të kaluar kohën, në një kohë që në terren në Siri po krijohen fakte të reja kurse Opozita është lënë pasdore pa përkrahës, derisa Assadi i mbështetur nga bombardimet ruse dhe xhihadistët islamistë si dhe PYD-YPG kurde janë në favor!
Shtirrja apo mungesa e strategjisë së perëndimit ka krijuar në fakt këtë vakum pushtetit, në të cilin mundën të hyjnë si milicët terroristë ashtu edhe Putini. Mbetet kështu një luftë e të tretëve dhe me këtë e dy fuqive rajonale, Arabisë Saudite dhe Iranit. Në Riad me sa duket janë kuptuar shenjat e kohës. Kësaj qëndrimi këmbëngulëse i janë bashkangjitur Turqia dhe Katari, gati të ecet përpara. SHBA do ta mbështesë vendosmërin e tyre vetëm në luftën kundër DAESH-it, në fakt do ta mbajë mbretërinë vetëm me kusht. Pra duhet gjetur forca tek vetja dhe Arabia Saudite ndërkohë po ofron mundësinë e trupave tokësore kundër të ashtuquajturit “Shteti Islamik”. Një transformim gati revolucionar i mendësisë së mbretërisë i lindur nga frika e fundit, dominimi Iranian. Triumfuesi i vërtetë i kësaj loje vrasëse pushteti është në fakt tani në dukje Irani. Sepse Irani për shkak të luftës në Siri edhe pas saj synon të jetë fuqia sunduese rajonale e Lindjes së Afërt. Loja finale për Sirinë është duke filluar.
Por në anën tjetër Regjimi i Vladimir Putin poashtu kërcënohet nga falimentimi gjatë vitit të ardhshëm, nga pjesa e borxhit të jashtëm dhe sanksioneve perëndimore. Popullariteti aktual i presidentit rus është i bazuar të sigurojë stabilitet financiar dhe rritje të përhershme të standardit jetësor. Për shkak të sanksioneve Perëndimore lidhur me rënien e çmimit të naftës, autoritet ruse nuk do të jenë në gjendje të mbajnë premtimet, kështu parashikohen se edhe disa ngjarje tjera do të ndikojnë negativisht në standardin e jetesës, dhe sjelljen e votuesve në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Rënia e Bashkimit Evropian do të mund të ndihmonte Putinin të qëndrojë në pushtet, për shkak se shpërbërja e BE-së për Rusinë do të nënkuptonte përjashtim të pjesshëm nga sanksionet. Për Putinin do të ishte e favorshme, ndarja ekonomike e Evropës, dhe kështu do të shfrytëzonte partitë anti-evropiane që ta mbështesin.
Rusia gjithashtu beson se rritja e fluksit të emigrantëve mund të shkatërrojë BE-në, e cila tani për tani duhet të përballet me pesë ose gjashtë kriza në të njëjtën kohë, kurse Putin si “një njeri djallzor” nuk ka mundur pa e përdorur përshpejtimin e shpërbërjes së BE-së.
Por si duket kancelarja Angela Merkel në fund i ra situatës në fije dhe vendosi të shpëtoj anijen e BE-së para “përmbytjes” dhe vendosu të marr parasush kërkesat e Turqisë për krijimin e një zone që përjashton fluturimet në veri të Sirisë, pjesë që ndodhet në darën e YPG-së dhe Rusisë. Kancelarja Merkel kuptoj se, situata aktuale në Siri është bërë e padurueshme. Krijimi i një lloj zone e përjashtimit ajror në kufirin e Turqisë do të ishte i dobishëm për njerëzit që jetojnë në Aleppo dhe në zonat e tjera të rrethuara.
Duke parë seriozitetin dhe këmbëngulsinë e Pushtetit Turk, Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se nuk i mbështesin veprimet e YPG-së në bazën ajrore Minnak dhe në qytezën Azez, dhe i ka bërë thirrje organizatës që të heqë dorë nga veprimet që do të sillnin ngritjen e tensionit me Turqinë.
