
Shkruan: Savash VELIU
Në Ballkan ndikimin e saj politik ndaj shteteve të fiksuara si caqe strategjike Turqia e mbështet mbi masat e gjëra popullore, kurse Franca e bën atë i gjeneralizuar mbi udhëheqësit e pushteteve të tyre politike… (dhe tani kuptohet përse pushtetetarët tanë politik kurrë nuk janë të interesuar për interesatë e popullit, por gjithnjë janë kundra tyre!).
Dhe kështu, nëse keni arritur të vendosni ndikimin tuaj mbi masat e gjëra popullore atëherë shumë lehtë mund ti vendosni në lëvizje edhe rrugët ashtu si të doni, pasi në dorë e keni atë forcë gjeneratori.
Siç thash edhe më herët një prej shteteve më problematike për Turqinë brenda Ballkanit është Serbia e ndikuar nga Franca dhe Rusia, prandaj këtu kërkohet një intervenim kirurgjik më specifik që të privohet nga ky ndikim dualist Ruso-Francez dhe kjo u arrit me spektakularitet të madh në takimin e Beogradit mes Erdogan dhe Vuçiç. Prandaj Macronin e gjejmë të shqetsuar e të frustruar tej mase duke iu dhanë Shqipërisë dhe Maqedonisë dyshe që vendosi një barikadë mes Evropës dhe Ballkanit me fjalët që i tha; ‘’Ata shtete që kanë kthyer vëmendjen nga Turqia, nuk kanë çtë kërkojnë në BE’’! A nuk ishte ky gest i Macronit një sinjal për shtetet e ballkanit perëndimor të marrin vetiniciativ për një ‘’mini shengen’’!?
Turqia nuk mjaftohet me kaq por rrotën e saj politike e ktheu kah Hungaria e cila me zërin e saj të arsyes kundërshton ashpër politikat euro-atlantike dhe po bëhet shtet tërheqës për turqinë e cila e afron bindshëm vetes duke iu përkujtuar hungarezve edhepse jeni në fe Kristian, por thellë në gjen jeni racë turke. Dhe në të ardhmen e afërt do të shihet se përpkekjet e Turqisë mbi Hungarin nuk janë boshe por ajo do bëhet një aleate më e fuqishme e Turqisë brenda Evropës.
Kjo politik e ndjekur me forcën diplomatike dhe forcën ushtarake fuqishëm të Turqisë do arrij ta ngrit atë në një shtet më të madh në glob sepse ajo ka ndikim të natyrshëm mbi gjeografitë botërore si në Lindje të Mesme, Ballkan, Kaukaz, te Ujgurët Turq deri te Muri Kinez, një gjeogarfi marramendëse që se ka kush në glob… Kësaj fuqie gjeokontinentale i thonë shtet me ndikim të madh gjeopolitik ose ‘Hinterland’ mbi të cilën synon të arrij turqia e sotme në të katër anët e globit. Prandaj ajo luftohet nga të gjitha anët e saj, por pa suksess, sepse Turqia ka rritur pavarësinë e saj ushtarake me armët e saja vendore, atë ekonomike dhe politike për një superfuqi ‘’Nomber ONE’’!
Sa për dije sot diplomacia e përkryer e Erdoganit arriti të tërheq pran vetes edhe presidentin amerikan Trump i cili i ofroj Turqisë një rritje tregëtare prej 100 miliard dollarësh me sinjalin ‘të jemi bashkë’ pasi ke treguar forcë të patundshme gjatë operacioneve ushatrake në Siri, akt që zemëroj tej mase Macronin që tha; ‘’Jam i indinjuar’’, që morri më pas në shënjestër NATO-n me Turqinë kur presidenti Erdogan ia ktheu me fjalët ‘’Së pari shiko vet a mos ke kaluar vdekje truri – Macronit!
Lartësimi i Turqisë në Ballkan ka shqetsuar më shumë Francën e cila rrezikon të humb primatin si forca e parë ushtarake brenda BE-së duke e parë Turqinë si super-rival i ardhshëm që do godas Francën e më pas Anglin dhe Gjermaninë, këta të fundit sa pak rrinë anësh përplasjeve mes dy rivalëve Francë-Turqi e cila zhvillohet edhe në Siri e në Libi e gjetiu në kontinentin afrikan.
Turqia ndërhyn brutalisht ndaj të gjitha interesave të Francës duke zgjeruar sferën e saj ndikuese mbi ish kolonitë franceze. Turqia si një ish perandori e kaluar tani në ringritje përball kolonistëve vrastar evropian përplaset edhe në Detin Lindor të Mesdheut ku pa hezëtim ndërhyn kërcënueshëm ndaj Francës rreth ujrave territoriale turke në zbulim të karbondioksidit përreth ishullit Qipro, ku Franca ilegalisht (piratërisht) don të plaçkisë pa lejen e turko-qipriotëve dhe Turqisë.
Tani për të eliminuar çdo pengesë ilegale në Mesdheun Lindor, Turqia shpejtoi një marrëveshje me pushtetin Legal të Libisë të nënshkruajnë një kontratë për një korridor të përbashkët detar si zonë ndikimi mes dy shteteve që kapin më së shumti brigje detare në mesdhe me preteks të thyejn mundësin e shpimit rreth ujrave territoriale të Turqisë ilegalisht që tentohet të bëhet nga Franca dhe ca shtete tjera plaçkitës. Ky akt shokoi botën perëndimore që me siguri do tentojnë ta shtyjnë fabrikatin Greqi të provokoj Turqinë ose do të godasin qeverin Legale të Libisë me forcat terroriste të Hafterit si më parë, por Turqia edhe në këtë drejtim i ka marrë masat e duhura.
Dhe dje mbrëma u realizu një takim mes 4 liderëve të evropës në qytetin Londër para samitit të NATO-s, mes Erdogan, Johnson, Merkel dhe Macron, ku Turqia i ka paraprir ti njeh në ball plumbat ndaj Macronit duke i lënë të mënjanuar anash Aglinë dhe Gjermaninë për një qërim hesapesh të më pasme.
Kjo tablo tregon shumë. Në këtë tablo është e mënjanuar Amerika, sepse këtu janë vetëm katër ish fuqitë botërore që detyruan Turqinë Osmane në kapitulim para njëqind viteve që ia shpartalluan Halifatin Islam. Tani Turqia kërkon llogarin e saj, kjo shihet edhe në tablon tek tri liderët të cilët ishin të zverdhur por Macron ishte edhe i frikësuar sepse plumbi i parë atë është duke e goditur… ngase duhet vendosur ose do të bien në ujdi me Turqinë! Ditët në vijim do të tregojnë kah do fryejn errërat politike dhe aleancat strategjike mes palëve në fjalë duke shtuar edhe Amerikën Trumpiste.