Fillimi Opinion/AnalizaPas zgjedhjeve vendore të 14 Majit 2023 Shqipëria duhet të shkojë në zgjedhje parlamentare të parakohshme

Pas zgjedhjeve vendore të 14 Majit 2023 Shqipëria duhet të shkojë në zgjedhje parlamentare të parakohshme

nga Shekulli Agency

NGA SKËNDER SADRI KAPITI

PUSHTETI I EDI RAMËS ËSHTË KONSUMUAR DHE KA FALIMENTUAR NGA KORRUPSIONI E ZULLUMI DHE DUHET VETËM NJË SHTYTJE PËR TA RRËZUAR.

Pas zgjedhjeve vendore të 14 Majit 2023 duhen zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare sepse Shqipëria është në një krizë të thellë politike, dhe nga kjo krizë Shqipërinë nuk e nxjerrin zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023.

Ndarja me të shkuarën,  ndëshkimi dhe cmontimi i “Trekëndëshit të Bermudës”, kjo është zgjidhja e duhur politike në Shqipëri, vizion dhe mision ky  i Bashës dhe PD-së euroatlantike.

Kriza politike vjen kur pushteti politik që qeveris është korruptuar, është konsumuar dhe nuk ka e as nuk mban  përgjegjsi, dhe nuk ka as ndjesi patriotike e publike  jo se jo por  as humane, sic janë  pushteti dhe administrata  e Edi Ramës që punojnë vetëm për të vjedhur, zhvatur e grabitur.

Këto zgjedhjet vendore të 14 Majit  janë rutinore, janë vetëm zgjedhje inerciale  që nuk zgjidhin krizën politike.

SHQIPËRIA  ËSHTË DHE MBETI GJITHMONË NË KRIZË POLITIKE QË PREJ 30 VITESH TRANZICION , PASI VETË TRANZICIONI KA PRODHUAR DËSHTIME DHE KRIZA.

Kriza politike e sotme e ka burimin te masakra zgjedhore që u bë në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit  2021, ku pushteti i Edi Ramës me ndihmën e të gjithë vjetërsirës politke ia vodhën  fitoren Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës.

Kriza politike është pasojë e dominimit të tranzicionit politik në Shqipëri nga ishkomunistët, nga  korrupsioni,krimi, hajdutëria , tradhtia dhe papërgjegjshmëria e politikës së vjetër  e “Trekëndëshit të Bermudës”.

Zgjedhjet vendore të 14 Majit janë kalimtare  dhe ato nuk japin asnjë zgjidhje thelbesore politike , kjo pasi edhe në këto zgjedhje po “Trekëndëshi i Bermudës” kryesisht rilindja socialiste  do të riciklohet në pushtetin vendor ashtu sikurse prej 30 vitesh tranzicion që qarkullon e njejta politikë antihumane,antidemokratike,antipublike , korruptive e antikombëtare.

KËTO ZGJEDHJE PO TREGOJNË DHE EKSPOZOJNË KONSUMIMIN DHE KALBËZIMIN E POLITIKËS SË VJETËR E CILA DUHET NDËSHKUAR NË BLLOK , E GJITHË  POLITIKA : E RILINDJES,FOLTORES DHE E LSI-SË.

Alternativa kundër  “Trekëndëshit të  Bermudes” është Elita e Re Politike e Partisë Demokratike, është politika dhe vizioni demokratik, patriotik, antikorruptiv dhe proamerikan i Bashës, Alibeajt, Bejkos dhe e të rinjve të Partisë Demokratike zyrtare e cila ka mbeshtetjen e SHBA-ve.

A nuk e shikoni se  komponentët e Trekëndëshit të Bermudës: Berisha, Rama e Meta janë personazhet më të neveritshëm dhe më të urryer publikisht gjë të cilën e tregojnë dhe e vertetojnë të gjitha sondazhet?!

Fatkeqësisht jetën Edi Ramës  në pushtet ia zgjati dalja në skenë e Foltores, sepse po të mos kishte dalur ajo si politikë antiBasha, antiPD e antiSHBA , është e sigurtë se Rama nuk  të ishte sot kryeministër.Mirëpo ekspozimi i qëllimit të Foltores, tkurrja dhe asfiksia e saj sa që u strehua te partia majtiste e Ilir Metës, tashmë kjo realisht po e forcon dhe do ta forcojë akoma më shumë pas 14 Majit alternativën politike të PD-së euroatantike, gjë e cila do ta përshpejtojë agoninë e Edi Ramës, Berishës e Metës dhe pse jo edhe me zgjedhje të reja të parakohshme.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies