Fillimi Opinion/AnalizaNGRITJA E KOMBIT NUK BËHET DUKE RRËNUAR AUTORITETIN E SAJ HISTORIK…!

NGRITJA E KOMBIT NUK BËHET DUKE RRËNUAR AUTORITETIN E SAJ HISTORIK…!

nga Shekulli Agency

Savash-Veliu“Nëse e dëshironi vatanin, rilindjen, mirëqenien dhe shpëtimin, atëherë medoemos duhet ta ndryshoni vetveten  tuaj! Sepse vatani nuk ngrihet me urrejtje dhe antipati!” Nujoud Langhi

Shkruan: Savash VELIU

…”Vetëm interesat objektive Kombëtare dhe ato Fetare janë vlerat ideale më të larta të shoqërisë e strukturuar brenda çdo personi i cili është i ngritur mbi shtyllat e moralit tradicional që në vete ngërthen mission prej të cilit rezulton dashuri mendore përplotë përgjegjësi dhe sakrificë ndaj vlerave të çmuara që do të vlejnë për t’u çliruar nga pyetja etike për bashkëpërgjegjësinë e zbatmit të politikës për të jetësuar jetësë praktike të ndritësuar mbi lirinë dinjitoze duke mos neglizhuar asnjë cilësi nga identiteti dhe karakteri i tij popullor, sado vuajtje të përjetoj për të…”!

Dmth, “Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë vëndoni dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfarë qe”!

Nëse masa e arsimuar ose më mirë me thënë personaliteti përgjegjës fillon të rrënoj instuticionet e saja Universitare gjë të cilin e bëjnë sot fatkeqësisht “Akademikët Universitar” dhe “Intelektualët” tanë brenda trojeve Shqiptare, të thirrur mbi këtë mission të shenjtë, kuptohet jo të gjithë por një masë e mjaftushme destruktive që mjafton të nëpërkëmb dhe bastardoj Institucionet e saja të shenjta si ato; Fetare, Juridike, Sociale dhe Shëndetsore, Institucione këta jetike që ekzistojnë për të prodhuar burime zgjidhjesh për problemetë e saja shoqërore.

Nëse kjo nuk ndodh atëherë problemet do të mbeten të hapura për t’u kërkuar të zgjidhen përmes vendeve të hapura siç janë, çajtoret, kafenet dhe vendet tjera të dyshimta që pas vete fshehin qëllime të errta që do të shërbejnë vetëm për t’ua hutuar mendjen e Popullit.

Fatkeqësisht kjo ndodh sot brenda popullitë tonë si pasoj e zbatimit të politikës së diktuar nga “Udhëheqësit politik dhe Akademikët” të instrumentalizuar për politik ditore që rrënjët i kanë “jashtë”! Kuptohet ky veprim do të lë pasoja të rënda dhe afatëgjata tek shoqëria shqiptare duke i’a sakatosur brezat e reja që shërbejnë për ngritjen e vetëdijisimit tek ata…!

Prandaj duhet ngritur “Institucione të Fuqishme” ose ndryshe të themi, t’u japet e drejta e ngritjes së “Personaliteteve Autoritative” të cilët do të veprojnë mbi drejtësi të moralshëm dhe të pashoq brenda shoqërisë tonë. Mendimi nuk mund të merret nga personi apo personat, por nga vet “Institucioni” derisa ato ekzistojnë brenda shoqërisë, sepse mendimi i personëve nuk janë të pranueshëm derisa ekzistojnë “Institucionet” në të. Këtu qëndron poenta e problemit përse akademikët dhe intelektualët tanë vazhdimisht shkelen me heshtje sistematike përmes vijës së pushteteve politike të kurdisura nga dora e jashtme…!

Një kohë rolin e “Institucionit Autorativ” për zgjidhjen e problemeve emblamatike  të shoqërisë shqiptare e luante personaliteti i “Pleqërve të përvojshëm” ose “Oda e Burrave” të cilët trajtoninë problemet dhe kërkesat e kohës duke i rrahur burrërisht gajlosjet si kultivim i perspektivës së një Populli në të gjitha shtjellat e saja që preokuponte atë denjësisht edhe pse sot ajo etiketohet si organizëm primitiv, por ajo si e tillë arriti të përcjell brez pas brezi traditën e saj duke arritur deri më ditët tona.

Por çka ndodhi sot? Këtë rol përsipër e morri Modernizmi apo Demokracia, dhe ngriti “Institucione Universitare” të niveleve “Akademike” të cilët duhet të merren me trajtimin e zgjidhjeve të avancuara të kohës që mbështetet mbi cilësi vlerash transparente, që do të kultivoj kulturë të arsimimit të lartë. Por a ndodhi kjo?-  Jo!  Ndodhi e kundërta – Tradhëtia Epokale!

Institucionet këta të cilët janë kompetent e që janë themeluar të prodhojnë zgjidhje shoqërore ato u bënë instrument politik për të politizuar masën popullore në dëm të vet duke mos e rruajtur sovranitetin e tij përball trysnisë së pushtetit politik si sistem që i lidh ato në nyje të sorollatjes kundër vetvetes duke i armiqësuar me tabanin e vet Popullit!

Nuk e dimë përse, por këtë ndoshta e bëjnë nga injoranca snobiste ngase u mungojnë dinjiteti dhe përgjegjësia për të ardhmen e tyre! …Kjo është gjendja e mjerueshme e Shqiptarisë së sotme.  … Prandaj them; “I marri nuk është i lirë por i Mençuri që mendon me Dituri”!

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies