Fillimi Opinion/AnalizaNDIKIMI RUSO-PERËNDIMOR NË BALLKAN MBULOHET DERISA E TURQISË ALARMOHET!

NDIKIMI RUSO-PERËNDIMOR NË BALLKAN MBULOHET DERISA E TURQISË ALARMOHET!

nga Shekulli Agency

‘’Po kur thirr ezani shqetsohen djajtë dhe nisin të lehurat qensh… dhe kuptohet se qentë lehin në duet me anal-istët. …Po le të lehin xhanëm sa është terreni i lirë mandej do të ndalen të lehurat langojite sokaqeve sepse langojt do transportohen drejt te kasapi kinez me trajekte’’!

Nga: Savash VELIU

… Qëllimi Botës Perëndimore ishte copëtimi i tokave Shqiptare paraosman mes sllavëve dhe fill pas asaj osmane, gjegjësishtë të tokave muslimane, si atëherë dhe sot muslimanët janë lënë në varësi të politikës shtypëse dhe ekonomisë zhvatëse të sllavo-grekëve Kristian. Shqiptarët vetëm në kohën Osmane u takuan me tokat e tyre Atërore brenda Katër Vilajeteve kur u bënë edhe faktor Ballkanas me gjithë Mesdheun derisa nuk u ndeshën me idet nacionaliste perëndimore që copëtuan popullin dhe tokat shqiptare me preteks gjithnjë popujtë musliman të përballen me vështirësi të vazhdueshme nën shtetrrethim të fuqive evropiane!

Sot vetdijësimi i përditshëm e fuqizon identitetin fetarë, i cili gjithë e më shumë e mbizotëron identitetin nacionalist. Ballkani është ndër rajonet më të vetdijësuar sot në botë që kthen identitetin e saj të humbur euro-oriental.

Hugh Seton-Watson në veprën, “Nations And States: … shkruan se, ”Në Ballkan propaganda nacionaliste evropiane ka nisur nga mesi i shekullit XIX. Nocioni, Ballkanizim është prodhim i propagandave perëndimore të gërshetuara nga të katër anët e botës. Dhe sot, nuk ka ndryshuar asgjë, teknologjia digjitale dhe komunikimi strategjik, e kanë helmuar me urrejtje dhe frikë mendjen dhe zemrën e çdo Ballkanasi gatise kërcënuese, por ja që ajo u kthye perëndimorëve si bumerang sepse rezultoi që teknologjia strategjike të përdoret në ftesën islame dhe në çfaqjen e vërtetësisë së dyftyrësisë evropiane publikisht nga ballkanasit musliman. Prandaj, i thonë fuçi baruti.

Është një e vërtetë shumë e hidhur se…, këta ‘trunga politik’ shqiptar apo ato ballkanas zgjidhen nga Soros-CIA me ndihmën e ish Udbës në poste udhëheqëse i cili ka gjithë spiunat jugosllav në listë dhe lehtësisht infiltrohen në skenën politike apo parti politike dhe jashta tyre nuk mund askush të merr skenën politike e të udhëheq nëse së pari nuk figuron në atë listë të porositur nga soros-cia..!   

Në dekadën e fundit të komunizmit, më 1981, pas vdekjes së Tito’s, ishte propaganda serbe që nisi procesin e transferimit të shoqërive të Jugosllavisë të cilat bashkjetonin në harmoni si banor jugosllav me sloganin e famshëm “Bashkim – Vëllazërim” prej ideologjisë komuniste në ideologjinë nacionaliste në grackën e të cilës ranë shqiptarët me popujt tjerë si parapërgaditja për konfliktin e madh. E para u politizua feja përmes lëvizjeve të dyshimta fetare të projektuara nga agjenda perëndimore, meqë kishte qenë e heshtur dhe e shtypur nën hijen e rëndë të komunizmit. Mediat i hapën kanalet e komunikimit: bashkësive fetare, historianëve, inteligjencës latente nacionaliste, …propaganda e agjitacionit e pushtoi sferën publike. Propaganda manipuloi fenë, emocionet e frikës dhe urrejtjes dhe i dehumanizoi popujt tjerë; dhe mbarë bota pa se çka ndodhi që më pas të pason intervenimi i atyre që e përgaditën këtë kasaphane ballkanase si NATO-ja. Lufta vetëm ndërroi formën, lufta fizike u shndërrua në luftë psikologjike. Serbia për ta fuqizuar dhe fshehur luftën e pambaruar, e zgjeroi pazarin me dy lojtarë të gatshëm: Rusinë dhe Euro-Amerikën. Ballkani sërish u shndërrua në arenë ku bëhet luftë e hapur për mendjen dhe zemrat e ballkanasve tani ajo kalon prej nacionalizmit në afektin Fetaropolitik, … dhe kjo ndodh para hundës së Bashkimit Evropian. Secili nga tre aktorët e ka terrenin dhe publikun e targetuar – me pazaret dhe hesapet e ndara – njëri-tjetrin e ndihmojnë dhe e plotësojnë në çdo marshut.

Në Ballkan, Amerika pushon dhe aktivizohet sipas ‘marrëveshjeve të fshehta xhentëlmenësh’ me Serbinë dhe Rusinë. Pas mundjes së perandorisë Osmane gjatë Luftës së I Botërore, kemi marrëveshjen e detyruar famëkeqe për shkëmbime të popullsive të krishterë me muslimanë, midis Rusisë dhe Turqisë së posaformuar si Republik e cunguar. Si pasojë e detyrimeve të mbështetura politike ndaj Turqisë, Ballkani ka përjetuar pastrim etnik me përmasa biblike. Në këtë shkëmbim çnjerëzorë Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Mali i Zi kanë shpërngulur dhunshëm popullatën shqiptare, për të përfituar territore. Ndërsa, Turqia si pala e mundur në këtë sipërmarrje politike, e ka populluar territorin e vet të gjerë me popullatë evropiane dhe enkas me 100 mijë hebrej të cilët me kohë iu humbën gjurmët të shkrirë në Turq, belaja e sotme e Turqisë.

Në vitin 1953, “shkëmbimi i popullatës” vazhdon me formë tjetër në Jugosllavinë komuniste; Ka marrë hov trafikimi dhe deportimi ilegal me direktivë shtetërore, me një dokument të obliguar kinse “vendi braktiset vullnetarisht” nga mijëra familje shqiptare. Propaganda horizontale – siç e cilëson këtë lloj Jacques Ellul – disa dekada ka deportuar me mijëra familje në Turqi.

Dhe logjikisht shtrohet pyetja se si është e mundur shqiptarët ‘të vrarë’ nga turqitë të shpërngulen sërish në Turqi dhe kurrë nuk ndodhi që shqiptarët të shpërngulen së fundi kosovarët tek vrasësit e tyre në Serbi… dhe si është e mundur pasi shqiptarët  pavarësohen më vitin 1912 të shkojnë masovikisht në Luftën e  Çanakkalasë më vitin 1915!? Janë pyetje të shtruara që presin përgjigjen e Historianëve shqiptar!

Këto të dhëna, flasin për vazhdimësinë, rolin dhe ndikimin real të Evropës ndaj Turqisë në Ballkan. Sot, gjendja është ndërlikuar dhe më shumë. Lufta për mendjen dhe zemrat e ballkanasve nuk ka nevojë të fshihet, çdo gjë bëhet përmes llojeve të propagandës dhe diplomacisë publike. Teknologjia digjitale e ka sofistikuar dhe ekonomizuar funksionimin e saj. Por, me ardhjen në pushtet të AKP-së dhe liderit Rexhep Taip Erdoan, aparati shtetëror turk me intensitet dhe arrogancë të paparë është duke përçar aleancën e kobshëm Gjermano-Amerikane për popujtë Ballkanas dhe zbatohet Neootomanizmi i cili është pasardhësi i asaj perandorie e cila qe e detyruar ti shpagoj borxhet perandorake dhe dëmshpërblimin e humbjes së luftës me territore dhe resurset e pasurive toksore e ato nëntoksore larg bazeneve të petrolit, ndërsa, Italia qyqarisht ia dhuroi ishujtë turk peshqesh Greqisë dhe iku. Sot ata ishuj janë të kontestuara nga shteti Turk sepse atëkohë Turqia ishte fuqia e mundur në tavolinë që nënshkruajti kapitullimin para Antantës. Dhe kur Ajo tregon Marrëveshjen e Lozanës për kërkesat turke që dalin nga marrëveshja 100 vjeçare sot po ata fuqi evropiane bëhen shurdh e verbër ngase Ballkani trajtohet si pronë e trashëguar turke. Partneriteti me Rusinë dhe Serbinë, sikur i kanë dhënë krahë dhe guxim, me vetëdije se Rusia është vetëm Kalë Troje në kthetrat e propagandës Turke. Turqia nuk fsheh se ushtron ‘soft power’ në Ballkan – sinonim i propagandës – ndërsa Rusia e mohon. Axhenda politike islamike e AKP-së e nxiti shtimin e thirrjes nga minaret e xhamive; si reagim, u shtua edhe lehja e kishave kristiane. Prania, komunikimi dhe sjellja e Turqisë me përpjekjet fetare për ta mobilizuar popullsinë muslimane, e ushqen agjendën e Rusisë, për ta mobilizuar popullsinë ortodokse të Ballkanit pa suksess, por për çudi kësaj çorodie i paraprijnë më shumë ‘intelekuajt’ shqiptar. Ky partneritet ‘Dr. Frankeshtajniane’, i rrënon dhe i përbuzë haptazi, projektet Turke për paqe të qëndrueshme dhe mirëqenie në Ballkan.

Propaganda ruse e ringjallur dhe përsosur me ardhjen e Vladimir Putinit në pushtet, mundohet ta shfrytëzon ideologjinë e Neootomanizmit, si dhe ambiciet dhe motivacionet personale të Taip Erdoganit, për ta zhvilluar luftën për zhbërjen e Bashkimit Europian integrues që e dëshiron edhe Turqia. Rusia e sundon Ballkanin me kontrollin e informacionit, gjegjësisht, me dezinformacionin. Ndërsa, Turqia, pas 2000’shit, ushtron diplomacinë publike. Komunikimi midis shteteve është thjeshtësuar në komunikim të personalizuar të Erdoganit me liderët e Ballkanit. Mbase, janë të korruptuar, ai secilit i drejtohet si ‘vëlla’. Turqia haptazi zbaton teknikat e diplomacisë publike, dhe komunikon drejtpërdrejtë me qytetarët e Ballkanit, duke anashkaluar kanalet zyrtare të diplomacisë klasike sepse ata nuk janë relevante dhe nuk burojnë nga populli por janë kukulla ruso-perëndimor.

Me themelimin e OJQ-ve si kërpudha, Think Tankeve, një zinxhir (si dyqanet McDonalds) të shoqatave për arsim dhe kulturë – Usaid, Caritas, Erazmus etj. Me hapjen e kolegjeve dhe universiteteve; mësonjëtore të Biblave për fëmijë, nga persona të panjohur; këmbimi i studentëve; studime nëpër universitetet euro-amerikane me bursa të paguara nga shtetet në fjalë; Vëllazëri të ndryshme të biznesit… dhe më e keqeja është përhapja e degjenerimit homoseksual e lezbeist e filluar së pari me lëvizjen feministe gjatë viteve të ’90-ta etj.  

Ndërsa Turqia me TIKA, agjencia e ndihmës së shtetit turk, ndërton dhe riparon shkolla fillore, foshnjore, kolexhe e të gjitha niveleve, dhe premton ndërtim të infrastrukturës rrugësh, ujësjellës, fusha të futbollit nëpër fshatra dhe qytete si dhe ndihma humanitare me rastin e pandemis covid-19 gjithë botës etj etj.

Dy banka të mëdha shtetërore veprojnë qëmoti në Ballkan. Industria, po ashtu, investon me subvencionimet e shtetit turk. Pra, prania e Turqisë në Ballkan është shumë shtresorë dhe në shumë rrafshe. Sidomos, prania e saj vërehet gjatë muajit të Ramazanit; 30 ditë me radhë, organizohen ‘iftare’ për agjëruesit, me personel turq, nëpër sheshet e qyteteve dhe fshatrave, ku darkojnë mijëra qytetarë. Iftaret janë veçse socializimë fetar të muslimanëve të përçar me dekada nga sllavo-evropianët. Këto veprime të hijshme i mobilizojnë qytetarët, dhe ndërtojnë gardhin psikologjik mes shoqërive muslimane dhe të krishterë, i cili e sendërton kohezionin social dhe i bën shtetet e Ballkanit të qëndrueshëm, të sigurt dhe funksionalë si shoqëri morale.

Zakonisht ndodh kështu, kur fetë nderojnë Zotin mbi respekt diversitetesh, Ballkani qëtësohet nga luftëra të përgjakshme që nuk pushuan gjatë 100 vitet e fundit.

Nacionalizmi i ballkanasve ushqehet me politizimin e fesë dhe me lojën e emocioneve të frikës dhe urrejtjes. Ballkani vazhdon ende të jetë fushëbeteja politike e Perëndimit dhe Lindjes Ruse. Vendi ynë është Orienti i Evropës. Për këtë ogur të zi, nuk kanë faj ballkanasit. Të jetosh në udhëkryqin e korridoreve të rëndësishme gjeopolitike – korridori i 8 Lindje-Perëndim dhe korridori i 10 Veri-Jug – për na më tepër ka qenë një mallkim se sa fat. Megjithatë, për aq kohë sa festohet qetë nëpër kisha dhe xhamia, edhe në Ballkan jetohet në harmoni dhe paqe mes popujve sepse këtë mirë e di Turqia prandaj ajo mbjell gjithnjë dashuri fetare në kundërshtim me perëndimin që mbjell vazhdimisht laicizmin nacionalist.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies