Një artikull i botuar në “National Interest” thekson se rendi botëror njëpolar i udhëhequr nga SHBA-ja filloi të ndryshojë pas periudhës së Luftës së Ftohtë.
Duke tërhequr vëmendjen mbi faktin se SHBA-ja nuk arriti të dalë fitimtare nga pushtimet në Afganistan dhe Irak, artikulli vë në pah se Uashingtoni ia la Ankarasë, Moskës dhe Teheranit iniciativën për zgjidhjen e krizave në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Siri, Jemen dhe Libi.
Përveç këtyre faktorëve, si dëshmi që SHBA-ja e ka humbur fuqinë e mëparshme u treguan gjithashtu pamundësia për të parandaluar ngritjen e Kinës në shkallë botërore dhe përpjekjet e dështuara për t’u afruar me kundërshtarët e saj.
Artikulli shqyrton edhe të ardhmen e një rendi të ri botëror pas atij njëpolar. Sipas shkrimit të revistës “National Interest”, në rend të ditës janë sisteme të ndryshme shumëpolëshe ose bipolare të udhëhequra nga SHBA-ja, Kina dhe Rusia.
Në artikull potencohet se cili nga sistemet në konkurrencë mes njëri-tjetrit do të dominojë, kjo do të përcaktohet pas një fërkimi apo edhe konflikti që mund të zgjasë me dekada. (trt-shqip)
