Fillimi Opinion/AnalizaKosovë, mësoni të vërtetën nga Shqipëria dhe mos dëgjoni islamofobët! 

Kosovë, mësoni të vërtetën nga Shqipëria dhe mos dëgjoni islamofobët! 

nga Shekulli Agency

Nga Skënder Sadri KAPITI

Se cfarë dhe kush janë islamofobët dhe turkfobët këtë e thotë sakt dhe mëse miri kryeministri Shqipërisë, Edi Rama: “Islamofobët” dhe “turkofobët”, arrogantë të paditur. https://lapsi.al/2018/06/13/edi-rama-feja-islame-eshte-burimi-i-ekzistences-se-kombit-tone/

“Edhe në vendet më të zhvilluara të Bashkimit Evropian forca apo individë të caktuar i fryjnë këtij zjarri shumë të rrezikshëm duke bërë një padrejtësi të madhe, jo vetëm ndaj fesë islame, por ndaj njerëzve, ndaj popujve, ndaj komuniteteve, familjeve që besojnë tek Islami dhe përfaqësojnë të gjithë gjerësinë dhe butësinë e Islamit. Shprehjet e islamofobisë apo turkofobisë janë shprehje të një padije dhe të një arrogance që buron në radhë të parë nga padija. Të godasësh fenë islame dhe të mbash qëndrime islamofobe do të thotë në fakt të godasësh një rrënjë të rëndësishme të pemës së shqiptarisë dhe të vetë burimit, burimit të ekzistencës së kombit tonë”, shprehet Rama.

Kur Rama thotë se Feja Islame është burimi i ekzistencës sonë ai patjetër ka parasysh historinë kombëtare,ka parasysh Kosovën, sakrificat dhe gjakun e shqiptarit musliman të Kosovës  , djepit të  shqiptarizmit; ka parasysh Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, ka parasysh Kryengritjet e Kosovës që cuan në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë nga Turqia dhe shpëtimin e Shqipërisë nga coptimi sllavo-greko-ortodoks; ka paraysh qëndresën mbinjerëzore 150 vjecare të Popullit kreshnik të Kosovës; ka parasysh herojtë e mëdhenj kosovarë si Sylejman Vokshi,  Ymer Prizreni, Haxhi Zeka, Bajram Curri, Idriz Sederi, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Azem e Shote Galica, Shaban Polluzha, vëllezërit Gërvalla, Kadri Zeka; Adem Jashari  e mijra heroj e dëshmore  të tjerë.Prandaj Kosovë mësoni të vërtetën nga Shqipëria e cila gjithmonë ka vlerësuar dhe është krenuar me Kosovën.

Shqipëria ka 100 vite shtet, dhe nuk ka debate e as diskutime rreth shamisë muslimane, sepse shqiptarët në Shqipëri janë shumë më të emancipuar se ata të Kosovës; ata nuk merren  me shamijat , nëse e mbajnë apo nuk mbajnë gratë e vajzat muslimane sepse eshte e drejtë dhe zgjedhje e tyre. 

Kurse në Kosovë , cuditërisht shqetësohen  individë  dhe zhurmojnë e trillojnë kundër shamisë dhe nuk u interesojnë problemet e mëdha kombëtare që ka sot Kosova, por shamija.Në biseda me miq e shokë, por edhe shume intelektualë nga Shqipëria në biseda,  qytetarë dhe intelektualë habiten se si ka mundësi që në Kosovë paska pasur kaq shumë që e urrejnë muslimanizmin shqiptar, cuditen pse dhe si shpërtheu kjo islamofobi në Kosovë pas  Pavarësisë, dhe si e harruan kosovarët  faktin se Feja Islame ishte një prej arësyeve më  madhore që shqiptarët e Kosovës nuk u asimiluan, dhe se ishte gjaku i muslimanëve  shqiptar të Kosovës prej të cilit erdhi edhe Pavarësia e Shqipërisë; dhe ishte qëndresa mbinjerëzore e muslimanëve shqiptarë në Kosovë që mbijetoi shqiptaria në Kosovë dhe është sot Shteti i Kosovës. Këtë të vërtetë të madhe e dinë historia dhe shqiptarët e Shqipërisë, kurse islamofobët  në Kosovë janë verbuar nga urrejtja kundër muslimanizmit shqiptar.

Islamofobët e Kosovës janë në një linjë dhe kanë të njëjtën agjendë antishqiptare si serbët. 

Prej disa ditësh në Kosovë ka shpërthyer një zhurmë mediatike për shaminë ,kundër së cilës nuk është e vështirë për të konstatuar zhurmuesit, që janë disa nostalgjikë të ishregjimit të pushtuesit serb që tashmë i kanë humbur privilegjet; kundër shamisë janë edhe disa intelektualë frikacakë që nuk guxojnë të kritikojnë korrupsionin dhe hajninë politike e të pushtetit por duan të duken si patriotë dhe eurointegralistë fallco; janë angazhuar edhe disa islamofobë fanatikë që urrejnë gjithcka islame dhe muslimanizmin patriotik shqiptar. Islamofobë janë nostalgjikët e titizmit, ishkojshillëku e kumaria me serbët; janë fanatikët kristianë të cilëve u mungon tani shkueshmëria e muhabeti me vëllezërit dhe me klerikët ortodoksë serbë.

Këtyre në të vërtetë  nuk u intereson as lufta kundër korrupsionit, as ndërtimi i shtetit ligjor, as integrimi e as zhvillimi i Kosovës të cilat janë sfidat kryesore për shtetin të Kosovës.

Islamofobët e Kosovës u del punë edhe me Shqipërine pasi    i shqetëson shumë edhe fakti  se pse në Shqipëri po ndërtohet Xhamija në Tiranë, pse Turqia dhe shteti turk pse kanë ndertuar shtëpi për të demtuarit e tërmetit, pse Erdogan ndërtoi Spitalin modern të Fierit, pse Turqia e ka ndihmuar Shqipërinë në luftën kundër Covidit.

Islamofobët e Kosovës urrejnë edhe faktin se përse Shqipëria, institucionet e saj  i janë  aq shumë mirënjohëse Turqisë edhe për atë kontribut të madh të saj  në të mirë të Kosovës. 

Islamofobët e Kosovës i shqetëson jo vetëm shamija , por edhe pse Turqia e mbështet shtetndërtimin e Kosovës, pse ajo ishte e para pas SHBA-ve që njohu shtetin e Kosovës dhe pse Turqia pas SHBA-ve është shteti i dytë në botë që mbështet integrimin e Kosovës në OKB dhe në NATO. Islamofobët e Kosovës nuk u interson fakti se ishte KFOR-i francez i cili realisht e ndau Mitrovicën.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies