Shkruan Savash VELIU
‘‘Më mirë të vdes në këmbë se të jetoj në gjunjë”! – Emiliano Zapata
… Dhe mos mendoni se ata të vdekurit në rrugë të Zotit janë të Vdekur por, Ata janë të gjallë dhe frymojnë mes jush pareshtur sepse Davaja /Kauza/ e tyre liridashëse dhe humane e ngritur mbi shtetformësin fetarokombëtare do vazhdoj së rahuri brenda zemrave të personave të arritur me karakter fisnikërues mbi idealin e këtyre personaliteteve të gjallëruara mes njerëzve të sinqert deri në ngadhnjimin e Agimit të një mëngjesi të ri ndaj së keqes…!
Në zemrat e njerëzve karakterprishur si çifti i Rahman Morinës gjithnjë do mbetet e gravuar në kortekset e kokave të tyre sikur ai të ishte simbol i patriotizmit të pashoq kurse te njerëzitë karakerdrejtë do mbetet vetëm simboli i servilizmit dhe tradhëtis megalomane që do vazhdoj të ballafaqohet me karakteret e Adem Jasharëve që nuk do të shuhen kurrë pafundësisht.
I pari karakterizon karakterin e gjendjes së besharetit pakurizor të paformuar, të pa identitet e pa personalitet dinjiteti larg aspektit kombëtar dhe atë fetar. Kurse karakteri i dytë do karakterizoj gjithnjë njeriun e ngritur si personalitet mbi karakter të shëndosh të sinqeritetit të paluhatur fisnikërues /imanor/ me ide të larta vizionaro-kombëtare dhe atë fetar… Sepse; ”Rëndësia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshllëku që le kur nuk është më prezent”.
Janë njerëzit karakterprishur që janë strukur brenda shoqërisë së sunduar nga ligjet kaotike të xhunglës sikur parazitët gjakpirës kur ushqehen prej gjendjes momentale të krijuar nga boshllëku politik shoqëror të degraduar ekonomikisht dhe politikisht prej së cilës përfititojnë faqezinjët që shtyhen me bërylla e me këmbë duke shkelur mbi kokat e njerëzve të nëpërkëmbur për të përfituar personalisht prej mundit të popullit që dëmtojnë rrëndë interesatë shoqërore brenda së cilës kundërmojn si kufoma të gjalla pa fije turpi..!
Është e pamundur që njerëzit të degraduar nga morali dhe shpirtërorja ti konsiderosh ‘Njeri’ apo prezantues të kombit e të fesë ku frymojnë e bëjnë mashtrime destruktive ndaj shoqërisë së vet. Dhe nëse ekzistonë njëri karakter pas tij vjen edhe karakteri tjetër dhe nëse nuk ekzistonë njëri atëherë nuk ekziston edhe tjetri padyshim.
Alija Izetbegoviq thotë; ‘’Të dorëzuarit vullnetit të Zotit do të thotë të jesh i pavarur ndaj vullnetit të njerëzve’’!
Andaj, për asgjë mos tolero që të digjen kartatë e ekzistencës shoqërore siç e bëjnë dallgat e detit që godasin brigjet e saj majtas djathtas duke rrezikuar barkat e katandisura të fundosen larg vizioneve finale të pritshmërisë së njeriut të sinqert. Sepse, “Dija është ajo që na dallon nga bota e shtazëve”, na thotë Imam Gazaliu.
Duhet kuptuar se, në botën e mbushur me sprova, ndodhin edhe punë të mira edhe punë të këqija sikur dy faqet e jetës që godasen nga fatet e ndryshme njerëzore në vazhdimësi pa marr parasysh peripecitë e jetës që vijnë duhet gjithnjë të ngadhnjej e mira mbi të keqen, këtë e potencon edhe Shkrimtari Rus Leon Tolstoy se; Ajo do të jetë; Feja e Muhammedit që do të mbizotërojë në mbarë botën për shkak të harmonisë së saj me arsyen dhe mençurinë e njeriut.
Ishte Modernizmi i shekullit XX-të që mbizotëronte mendjet e shoqërive të ‘përparuara; kapitaliste që paralelisht do ndikonte edhe botën komuniste me ato ide egocentriste evropiane që u shkatërrua për toke në fillimshekullin e XXI duke ia lënë vendin promovimit të lindjes së shekullit të ri me të njejtën mentalitet, por tani i riemëruar si ‘’PostModernizëm’’, një kufomë e njëjtë si ajo e paraardhëses së skaduar që vetëm ia shtoi edhe më shumë egocentrizmin egoist, si sëmundja e VARSHMËRIS, një zhgjëndër Postmoderne e mbështetur ndaj njerëzimit si nusprodukt e amballazhuar me pandjenjësi dhe pa ndërgjegjësi..!
Si në shekullin XX ashtu edhe në shekullin XXI platforma dhe strategjia e postmodernizmit ishte karakteristika e mbetjes së të njëjtit ideologji e luftës kundër Fesë (Islame) mbi platformën e islamofobisë sikur të ishte fe e terrorit dhe e vrasjeve epshore. Këtë e bënin qëllimisht duke ia mbuluar legjislacionin e saj të vërtetë fetar prej njeriut perëndimor se Feja Islame prezantonte Fenë e lirisë së njeriut nga varshmëria e epsheve shtazarake të robëruar ndaj njeriut duke u fshehur pas shprehjeve të ashtuquajtura ‘’Liritë e Fjalës’’ me të cilën lirisht mund të shajë Fenë, besimin, Profetët dhe në fund edhe Zotin!!! Dijetari islam Hamza Jusuf thotë; ‘’Nuk paraqet ‘’përparim’’ nëse kanibalët fillojnë të hanë me pirunë, ata përsëri kanibal mbesin’’!
‘’PostModernizmi’’ antimoral e antinjerëzor ndërtoj veten mbi ‘’lirinë e të shprehurit publik’’ e cila extra iu imponua goditjes së ‘’femrës’ si gjinia më e ndjeshme përmes Lëvizjes Feministe që do shkatërronte ‘’Nënën’’ apo Gruan një ndërtuese /arkitekte/ e shoqërisë së shëndosh me edukimin e fëmijëve të një kombi të denjë për respekt dinjitoz përplotë me tradita kombëtare dhe ato fetare (islame). Mjafton të paramendoni vet sa lartë e lartësonte femrën feja islame në shoqërin njerëzore, gjegjësisht, ‘’Nënën’’ si qenja më e civilizuar e asaj shoqërie me atributet e saja femërore e barazuar brenda shoqërisë islame. Kurse postModerneja e ktheu femrën në sklleve /prostitute/ të burrave e larguar nga roli i saj hyjnor si dizajnueseja e gjeneratave të reja që janë ardhmëria e një kombi të shëndosh në ngritje të sipërt…! Pyesim pse Zoti pikërisht në librat hyjnore është duke ua tërhequr vëmendjen njerëzve me shoqëritë e kaluara dhe ato të sotmes të mbështetura në fjalët profetike kur thotë; …’’O njerëz! Keni kujdesë gratë tuaja, sepse ata ishin shkatërruesit e shoqërive të më hershme’’..!
Ja pra! Arritëm shkoqitjen e një segmenti kryesor të jetës morale dhe atë njerëzore nga mesi i njerëzimit që ishte dhe vazhdon të jetë e shënjestrar nga Postmodernizmi perëndimor në çdo kohë e në çdo frymëmarrje kundrejtë Fesë dhe Moralit etik të saj fetar përgjatë gjithë kohërave historiografike? Këtë fakt akut më së miri e ilustrojnë edhe fjalët e një politikani jehud i quajtur Emanuel Karaso, që i takon periudhës Osmane i cili zbriti Sulltan Abdulhamidin nga froni perandorak, kur thotë: “Derisa një Grua Osmane nuk e shkëput lidhjen me Islamin, ajo kurdoherë do të lindë një burrështetas si Abdulhamid Hani”!!!
Fjala e lartëpërmendur duhet të jetë emblamatika dhe antologjia e esencës së zgjuarsisë prej së cilës duhet të nxirret mësimi i duhur mbi të cilën duhet ngritet çdo shoqëri që pretendon të i ngjitet majave të moralit fetar dhe atë njerëzor përplotë udhërrëfime jetike për çdo shoqëri vizionare plotë me këshilla jetike për arritjen e personaliteteve të një shoqërie që do mendojnë me kokën e vet pavarësisht a janë fetar apo jo, tek të cilët do mbisundoj integriteti morali etik (Fetar) si garantuesja dhe siguriesja e barazive njerëzore si qenje e mbrojtur me identitetit njerëzor si qenie me ratio të arsyeshme në shoqërin gu graviton.
Dhe në fund na mbetet të themi vetëm këtë porosi tejet të qëlluar; …‘’Mos e qani njeriun e mirë që vdes, por qajeni shoqërinë që e humbi atë’’!
