Fillimi Opinion/AnalizaKAPITULLIMI I KAPITALIZMIT PO SJELL KONFLIKT TE RE BOTEROR…

KAPITULLIMI I KAPITALIZMIT PO SJELL KONFLIKT TE RE BOTEROR…

nga Shekulli Agency

savash-veliuShkruan: Savash Veliu

Momenti aktual ka shtuar Hipotezat të shumta me shumë interpretime për të gjetur lidhje me aktualitetin gjeopolitk në Lindje të Mesme.

Përplasja mes Turqisë dhe Rusisë po flitet çdo ditë e më shumë se ku mund të çoj dhe ku do të përfundoj si e tillë. Kjo gjendje është parapërgaditje për një luftë që do të nisë ndoshta për 10 vitet e ardhshme,  por që themelet e saja hudhen prej sot!

Shkaku është tek “Kapitalizmi” si sistem dhe ideologji që është në fundosjen e tij shekullor pas rrënies së ish sistemit regresist  “Komunist” në fund të viteve tetëdhjeta, tani ate do ta udhëheq në arenën ndërkombëtare rrënia e SHBA-së, kriza financiare, shpërbërja e BE dhe ngritja e shpejtë e Kinës që çojnë në një përplasje të paevitueshme.

SHBA-të janë në rënie të madhe ndërkohë që rivali i tyre, Kina, po rritet. Rusia gjithashtu po tenton të bëhet një superfuqi botërore duke kërkuar të zërë vendin e SHBA-së. Situatatë e tilla më së miri deri tani i ka shfrytëzuar Kina. Eshtë njësituatë që mund të çojë në destabilizim dhe në një përplasje të mundshme të madhe botërore.

Tani për tani SHBA-ja mjaftohet të ndez zjarre të njëpasnjëshme në Lindje të Mesme duke i kushtëzuar vendet e rajonit drejtë armatosjesë ose përndryshe do të ndeshen me fuqizimin e rivalit të tyre në front. Ish sekretari i shtetit amerikan Henry Kissinger, para dy muajve analizoi që fillimi i luftës së Tretë Botërore do të ndodh midis Kinës dhe Amerikës në ishujt artificial të Kinës”!? Kështu shprehet një ish luftënxitës që  është një specialist dhe ka njohuri për punë të tilla!

Më duket se u prish kandari që e ruante ballancën midis kampit kapitalist dhe kampit socialist, përderisa nuk ka më ekulibra jemi të  destinuar të shkojmë drejt luftës, sepse paraja në botë ka rënë në duar të disa kapitalistëve. Një pakicë egoiste luanë me paratë dhe nuk din sa kanë, këta i bëjnë karshillik 99 të popullsisë së botës që sakrifikojnë për mbijetes. Vet sistemi kapitalist po e mbaron ciklin e vet si më herët Komunizmi. Do të shkatërrohet edhe kapitalizmi vetëm ndryshimi është se, kur do të shkatërrohet ky sistem do të shkatërroj çdo gjë sepse ndjek teorinë e “Tokës së djegur”, mendoj që po mbyllet cikli i këtij sistemi mbrapshtan. Vetëm lindja e një sistemi më human do ta shpëtoj botën nga lufta, asgjë tjetër, e ky sistem është Islami.  

Atëherë të mendojmë pse u shpik grupi terrorist “ISIS-i” dhe formimi i “Shtetit Islamik”???!

…”Askush nuk lufton me ISIS-in, po të ishte ashtu ai do të zhdukej që moti. Perëndimorët Botën e budallaisin duke e shfrytëzuar ISIS-in për të luftuar ISLAMIN”, thotë Jusuf KAPLLANI !!?

Lufta e Tretë Botërore nuk do të ndodh.  Por tani bëhet “Proxy Luftëra” ose Luftëra të porositura. Rusia jep porosi PKK – PYD-së, Irani Hisbullahut, Perëndimi ISIS-it. Në kohërat bashkëkohore nuk mund të bëhen më Luftëra Totale siç ndodhën ata të mëhershmit!

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies