Fillimi Opinion/AnalizaDIPLOMACIA BRILIANTE E TURQISË SHPËTOI MILIONA JETRA CIVILE!

DIPLOMACIA BRILIANTE E TURQISË SHPËTOI MILIONA JETRA CIVILE!

nga Shekulli Agency

Nga: Savash Veliu

Erdogani në çdo hap të tij tregon se është strateg dhe diplomat përtej të qenurit lider Racor, Fisor dhe Etnik duke ekspozuar se është mbi të gjitha një Musliman që ftonë ”Të gjithë Besimtarët të jenë Vëllezër” mes vete! Kjo është shkalla ose mertebeja më e lartë që duhet të arrij çdo burshtetas nëse është i tillë!!!

Për të qenë me të vërtetë shtet sovran ku do ta folë fjalën e fundit populli, duhet të prodhoshë armë, aeroplanë, tanksa, fregata, raketa e tjera që pose e posedon teknologjin e lartë atëherë mund të arrish gjithçka, por duke mos haruar se prioriteti është ngrritja MORALE!

Për ‘’rendin e ri botëror” të dështuar më 2006, që do marshonte nga Siria, Pakistani, Irani drejt Turqisë duke formuar “Israelin (Kurdistani i Madh)’’, nga do kalonte nafta e Kerkukit Irakianë, përmes Sirisë drejt detit Mesdhe duke e shitur për të forcuar ekonominë Israelite. Prandaj, Mosadi dhe Cia në Libi, Egjipt dhe Siri, përgaditën “grushtete artificiale” me qëllim të rrënojnë pushtetet në mbrojtje të kufiritë Israelit duke e kontrolluar detin e Mesdheut, e cila kohëve të fundit aty ujërat dhe mendjet janë së tepërmi të nxehura rreth Sirisë!

Në këto ujëra të nxehta që fshehin rezerva të mëdhaja petroli nga e cila tentohet të përjashtohet Turqia padrejtësisht, energji që është mes detit turk dhe ishullit qipro të cilën duan ta përvetsojnë si kusar SHBA-ja dhe Israeli duke faktorizuar israelin si lider rajonal duke minimizuar rolin e Turqisë e cila është aty pran. Prandaj me forcat detare dhe me nëndetëse nukleare nga të katër anët e botës perëndimore arritën tek ujërat e mesdheut lindor me preteks se ‘do mbrojnë’ qytetin Idlib nga sulmet kimike Ruse i cili përgaditej ta okupoj atë qytet!

Nuk vonoi të proklamoj Turqia; ‘’Ne se kemi thënë fjalën e fundit’’ dhe shpejt rrëshqiti drejtë Idlibit dhe në anën tjetër me marinën detare drejtë detit te ishulli i Qipros duke sinjalizuar se sipas situatës aty do të shtoj një bazë detare për intervenime të shpejta në rast nevoje duke vënduar në gjendje gatishmërie brenda Turqisë edhe Forcat Ajrore sepse kurrë sdo toleronte humbjen e pozicioneve të fituara nga dy fushatat ushtarake për palët në fjalë!

Në veçanti Turqia përshpejtoj shpalljen e “Master Plan-it” kundër PKK-së nën moton ‘Hulumto-Gjej dhe Zhduk’ ku deri më sot arriti për 3 vite të likuidoj jashtë kufijve të saj 10 mijë terroristë, derisa brenda saj edhe 22 mijë militant të tjerë, një operacion që shqetsoj tejmase SHBA-në dhe Evropën si mbështetësit kryesor të militantëve sidomos PKK-në me mjete të ndryshme luftarake kundrejt interesave të turqisë duke e destabilizuar me dekada të tëra.

Sot për sot Turqia deFakto është Shtet i Pavarur, por plotësisht si Shtet i Pavarur DeJure do të bëhet më vitin 2023, vit nga e cila tejmase shqetësohet bota hegjemone perëndimore që është vu në alarm të sipërt për tia parandaluar hovin turk drejtë këtij zhvillimi strategjik të këtij viti famoz në të cilën do promovoj armatimet kombëtare nga të gjitha llojet që do diktojnë politikën e re rajonale bipolare!

Përndryshe në shirritin ose korridorin e Irakut dhe Sirisë Veriore ku jetojnë me peshë të veçant kurdët, aty paramilitarët e PKK-së të mbështetur nga Departmenti Amerikan po Ateizon militantët e vet dhunshëm derisa përmes missionarëve të CIA-s ishtë enkas i angazhuar pastori  evangjelist  John Brunson i cili kishte për mission të kristianizoj popullatën kurde duke formuar shiritin antiislamik e projektuar të shkëput lidhjen e rajonit turko-arab prej botës tjetër muslimane përmes këtij tampon zone ateisto-kristiane, derisa në veriperëndim të Turqisë, gjegjësisht Ballkani të shkëputet nga Transverzalja e Gjelbërt që do izolonte Turqinë brenda anadollit që ajo fuqishëm e lufton me çdo mjet politik.

Derisa në Siri nën flamurin e ‘Terrorit Shtetëror Sirian’ janë tubuar tok të gjithë militantët destruktiv të botës perëndimore si ISIS-PKK-YPG enkas të angazhuar në bashkëpunim me Bashar Assadin që të luftojnë zhdukjen e forcave opozitare që kanë lidhje me ‘’Vëllezërit Musliman’’ ngusht të lidhur me shtetin Turk, Sirinë, Libaninë, Egjiptin dhe me Magrebin Afrikan, një çështje jetike për realizimin e ‘Rendit të Skaduar Botëror’ (e projektuar nga ‘’Shteti i Thellë Sionist’’ brenda departmentit Amerikan) si projekt për Lindjen e Mesme që sot e ushqen me mish e shpirt edhe aleanca Saudito-Emirate bashkë me SHBA-të e tjerët.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies