Shkruan: Driton Demiri
Çdo fillim vit që nga 1971, elita globale politike dhe ajo ekonomike në qytezën turistike Davos të Alpeve Zvicërane në kuadër të takimit vjetor të forumit ekonomik global shqyrtojnë eventet globale. Ashtu ndodhi edhe këtë janar, javë më parë.
Forumi ekonomik global si një fondacion jofitimprurës Zvicëran themeluar para 46 vjetësh me seli ne Gjenevë, përkatësisht në qytezën Cologny me themelues, kreator dhe drejtor ekzekutiv, ekonomistin gjerman Klaus Schwab, tanimë është shëndruar në një projekt serioz. Ndërsa Davos një brend i llojit të vetë, ku me shumë vëmendje shqyrtohen tema të sferave të ekonomisë, çështjeve sociale, sipërmarrjes, ndryshimeve klimatike, ndotjes së ajrit etj.
Davos tashmë, është bërë, sinonim, ku merren vendime mbi eventet globale si dhe adresim të të njëjtëve. Më të pasurit, ata më me ndikim pra, flasin për telashet e problemet duke bërë përpjekje për zgjidhjen e tyre, mbase dhe për të përfaqësuar interesat e tyre. Davos është prizma, e çështjeve kryesore, në trendet globale, derisa gjeopolitika kapaku i tyre. Vendi ku mblidhet bota, me mbi 3000 pjesëmarrës, në përbërje nga liderë politik botëror, sipërmarrës, biznesmen të suksesshëm, gazetar me renome botërore, deri tek ekspert të dëshmuar, në rrafshin, mbi të gjitha, ekonomik etj.
“Vetëm ai i cili kaloi ditët e vitit të kaluar nën shkëmbinjtë e Marsit, nuk e di, sa ka ndryshuar bota në 2016-n”. Me këto fjalë shpalli të hapur forumin ekonomik global, Davos 2017, themeluesi Klaus Schwab.
Dhe se në të vërtetë bota, sot, nuk është e njëjtë. Edhe atë në katër shtylla, kryesore, të ndryshimit; Duke filluar nga ajo politike, mbi vënjen në pikëpyetje të së ardhmes së BE-së, (Brexit, forcimi i të së djathtës ekstreme ne Gjermani e Francë mbase edhe në Itali), politika e re në SHBA, nën kthetrat e polarizimit në shoqërinë Amerikane, si asnjëherë më parë. Atë ekonomike ku kriza ka lënë gjurmët e saja madje deri në atë shkallë të druajtjes se si do të duket sistemi botëror ekonomik në të ardhmen. Rasti i Europës është tregues evident ku BE-ja ende s’është në gjendje ashtu siç duhet të arrijë të kap ritmin e rrimëkëmbjes ekonomike. Atë sociale, në kontestet e ndryshimeve enorme mbi pabarazinë ekonomike, dhe së fundmi atë të revolucionit të katërt industrial (4IR) i cili imponon model të ri të sipërmarrjes në fushën e industrisë kompjuterike përmes investimeve në teknologjinë më të re e më të përsosur softverike të inteligjencës artificiale, digjitale dhe robotike. Duke mos lënë anësh edhe krizën e migrantëve si një nënshtyllë e të katërt shtyllave të lartëpërmendura, si krizë që ende po zhvillohet, duke tronditur botën.
Duke iu referuar temës kryesore për këtë vit “Lidershipi i përgjegjshëm dhe përgjegjës”, ndryshimet klimatike, bashkëpunimi, tregëtia, pabarazia, mbase dhe ndotja e të ushqyerit (shëndetshëm) dominuan në Davos.
Risia ishte pjesëmarrja për së pari herë e autoriteteve Kineze, përfaqësuar nga një presidentit Kinez, siç ishte ajo e Xi Jinping, madje, i cili, përgjatë prezentimit të qëndrimeve të tij, mbi globalizimin, u bë hit i forumit. Me deklaratën, e tij, (citoj), se: “Shumë nga problemet shqetësuese të botës nuk janë të shkaktuara nga globalizimi ekonomik”, kulminoi një “boom” mediatik, me shprehjen; Kina në mbrojtje të globalizimit! Në këtë sens, madje shtrohet çështja; Vallë arriti globalizimi, në atë fazë, që leksionet, si dhe masat zbatuese mbi rrimëkëmbjen ti merr nga Kina? Dhe se s’është ëndër! s’është as çudi! Konstelacionet gjeopolitike, gjeoekonomike përfundimisht kanë ndryshuar. Globalizimi, në një trajektore, krejtësisht tjetër, aq më tepërt nën timonin Kinez. Ekspansioni
ekonomik Kinez në dukje sipërt. Kina e largët tashmë është më afër se kurrë, tregjeve dhe ekonomisë, së çdo cepi të globit.
Post eventum, Në ç’drejtim duhet të lëviz bota?
Si të reduktohet, ulet, zvogëlohet pabarazia ekonomike-financiare ku 1% (një për qind) e popullsisë disponon me pasuri sa 99% e pjesës tjetër të popullsisë në botë. Derisa, 62 individ në botë zotërojnë pasuri aq sa gjysma tjetër e njerëzimit (një disproporcion dramatik me trend rritjeje 30 vitet e fundit). Si të arrihet rrimëkëmbja ekonomike. Ç’ka me ekonomitë e lënduara?
Mesazhi është më se i qartë: në drejtim të një lidershipi të përgjegjshëm dhe përgjegjës!
Ndryshe zbatohen politika në kohë të begatshme, krejtësisht ndyshe në kohë të një krize ekonomike. SHBA-të, të themi, edhe pse në shifra duken shumë solid, ato kanë rrënje të produktivitetit. Kina, patjetërsueshme të sigurojë kontinuitet të rritjes ekonomike si dhe ballafaqim mbi prevenimin e ndotjes së ajrit. Derisa Europës i duhet të kthehet në rrugë të asaj rritjeje dhe stabilitetit të qëndrueshëm ekonomik.
Për ekonomitë nën margjina e të lënduara siç është rasti edhe i vendeve të ballkanit perëndimor në të cilën bën pjesë edhe R.Maqedonisë, mesazhi edhe më se i qartë; Lidership më se i përgjegjshëm në drejtim të kujdesit maksimal për të gjitha kategoritë në shoqëri. Përgjegjës për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik si parakusht për sukseset e mëtejmë. Madje, kushdo që qeveris, stabiliteti, zhvillimi ekonomik, në thelb nuk varet vetëm nga një lider, apo lidership.
Një lider përgjegjës duhet të sigurojë që një sistem të jetë funkcional, i cili do tu mundësojë gjithsecilit të participojë në shoqëri. Liderët e përgjegjshëm dhe përgjegjës duhet të sigurojnë mbi të gjitha stabilitet politik, për një udhëheqje të mirfilltë, për të ardhme më të mirë, në perspektivë. Të tregojnë vigjilencë për pasojat, gjithsesi. Liderët e përgjegjshëm dhe përgjegjës mbi të gjitha duhet të punojnë, e të angazhohen, krejtësisht, në drejtim të reduktimit, mbase përpjekjeve maksimale mbi menjanimin e polarizimit.
