Fillimi Opinion/AnalizaBALLKANI DHE ANTIAMERIKANIZMI!

BALLKANI DHE ANTIAMERIKANIZMI!

nga Shekulli Agency

Nga: Savash VELIU

Sot Bullgarët akuzuan Amerikën për financimin e gënjeshtrës historike për Maqedoninë si shtet dhe kombë (artificial) të cilën bullgarët kurrë nuk e pranuan si gjuhë dhe si popull të veçant përpos si popull bullgar me dialekt bullgar!…

E vërteta është se; Maqedonia si shtet dhe komb u krijua nga informbiroja Jugosllave apo ‘Avnoji’ e cila morri direktivat drejpërdrejta nga SHBA që atëkohë zëvendësoj pushtetin e Britanisë së Madhe e cila veç humbi primatin botëror pas Luftës së Dytë Botërore dhe vendin e saj e zuri Amerika të cilën e kurorizoi me hedhjen e dy bombave atomike mbi Japonin. 

Prej asaj dite e këtej gjithçka në botë do varej e vendosej nga urdhëratë e  Administratës Amerikane, politik e cila vijon edhe sot e kësaj dite që ua mbështes vullnetin e vet mbi popujtë tjerë. Kjo ndodh(i) mjerishisht edhe me shqiptarët të  cilët janë më proamerikanët në botë që fatkeqësisht më së keqi ata pësuan nga direktivat amerikane gjatë gjithë kohës duke i ndërsyer gjithnjë serbët apo Serbinë mbi shqiptarët së fundi edhe me kukllën Amerikane Millosheviç i cili fluturoi me detyrën speciale të CIA-së nga Njujorku t’i ngjitet majave shtetërore të Jugosllavisë për të bërë masakra të paimagjinueshme ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve, gjë që ndodhi me luftën e fundit në Kosovë.  

Tani ti kthehemi realitetit sepse mund të keqkuptohemi kinse kemi diçka kundër shtetit amerikan apo popullit të tij. Jo është politika dhe regjimi amerikan që ndrydhi botën kur dizajnoj fatet e tyre sipas tekave të saja të detyruar të sulmojnë njëra-tjetrën si një mjet diciplinues amerikan ndaj të tjerëve, një e keqe e politikës amerikane e cila nuk dallon nga ato shtete diktatoriale të botës.

Mbase sot haptazi paraqiten sulme ndaj Institutit Shkencor Maqedonas dhe Institutit Shkencor Maqedonas si një episod tjetër i luftës kundër pavërtetës historike nga çështja Bullgare për Maqedoninë, e bërë nga Zëvendës Kryeministrit Bullgar Krasimir Karakachanov nga ku sulmohet media shtetërore e SH.B.A.

Janë shpeshtuar sulmet nga pala Bullgare kohëve të fundit ndaj ato Maqedonasve. Kjo në saje të disa vërtetësive që janë fshehur me dije nga Administrata ish jugosllave sot e Maqedonisë nën ombrellën e SHBA-ve për rrjedhat e themelimit të shtetit-komb maqedon e cila u dizajnua nga politbiroja e Titos properëndimore si akt i shpartallimit të popujve shqiptar bashkë me territoret e tyre ndërmjet jugo-sllavëve si kontroll më i mirë shtypës dhe terrorizues ndaj shqiptarëve (e fshehur deri më sot) prej të cilëve territore lindën ca shtete inekzistente si Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia e Madhe po edhe Greqia e Madhe nën direktivat perëndimore, më pas edhe ato të SHBA-ve.

Një ngjarje që shtiu ushqiptarët të joshen nga amerikanët dhe aspiratat serbomadhe kinse bëhet fjalë për një shtet miqësor derisa turqit dhe Turqia muslimane të tregohen armiqsore ndaj shqiptarëve, një politik e cila ndjehet edhe sot në mediat politike shqiptare e ato perëndimore (të cilët kurrë nuk akuzuan e nuk sanksionuan serbinë) të  cilët në pah dolën pasi u forcua faktori turk në Ballkan gjë që u dha kurajo ca shteteve  të ngrisinë zërin e arsyes duke treguar realitetet secrete të tabu temave të nxitur të përfolen publikisht një e vërtetë historike sepse gangrena serbomadhe i kishte kapluar institucionet shtetërore dhe arsimuese shqiptare me krijimin e një historie të rreme shtetërore nën thundrën e gënjeshtrave hegjemono serbo-amerikane. Ndërkohë serbët në saje të politikave dinake arritën ti korruptojnë e pastaj ti blejnë politikanët e trojeve shqiptare dhe me ndihmën e tyre shkelin mbi të drejtat elementare të shqiptarëve si brenda ashtu edhe jashtë diasporës derisa nga bota perëndimore të arrinin ndihmat të pakursyera për shërbimet operative sllavo-greke… Tani e kuptoni pse populli shqiptarë është i dashuruari i vetëm të Xhelateve të tyre, një sindrom i dridhjes së qenit apo ‘’Sindromi i Stokholmit’’, të arritur në saje të diktaturës Enveriste dhe Titoizmit!

Sot Kryeministri Bullgar Krasimir Karakachanov (Karakaçanov) lirshëm thotë; Maqedonasit urrejnë bullgarët dhe shqiptarët derisa i duan serbët!

Në një intervistë për “BNT”, ai tha se ndoshta ndonjë ditë do të dalë se edhe Jezu Krishti ka qenë maqedonas. Sipas tij Sofja nuk i ka vendosur veto Maqedonisë, por vetëm ka lënë hapësirë që të fillojnë negociatat kur RMV të përmirësohet. Karakaçanov i ka ftuar politikanët maqedonas, që ta ndërtojnë historinë mbi baza të fakteve autentike arkivore e jo sipas kuzhinave serbo-europiane.

“Këtu prej kohës së Jugosllavisë popullata trajnohet të urrejë, arsimohet të urrejë bullgarët, shqiptarët ndërsa të dojë vetëm Beogradin dhe serbët. Gjithçka tjetër duhet të urrehet. Për ata ne jemi tatar, fashist dhe okupator. Do të dalë që maqedonasit ekzistojnë që nga koha e apostol Pavles, ndërsa Jezu Krishti ka qenë maqedonas. Vetëm ne bullgarët jemi fis i poshtëm”. tha Karakaçev!

Tani të rëfehemi dhe të themi hapur se pas këtyre debateve politike mes bullgarisë dhe Maqedonisë tregohet kinse qëndron Bullgaria kundrejtë politikës maqedonase por në fakt është dora e mbuluar turke kundrejt politikës amerikane që ka zhvilluar tortura brenda ca dekadave të fundit në Ballkan si një kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të SHBA-ve, një metod pikërisht sikur ajo amerikane që fshehurazi ushtron diktat pas perdeve mbi banane shteteve marionet… Gjithsesi se nxitësja kryesore që atakon politikën amerikane për të bëmat amerikane në rajonin e gadishullit Ballkanik në publik qëndron Turqia!   

Dhe pas këtyre akteve nuk qëndron një politik antiamerikane por një politik e stërholluar gjeostrategjike që Turqia zhvillon për të rivëndosur peshën e saj në ish regjionin e perandorisë otomane…!  

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies