Fillimi Opinion/Analiza“Arsyeja për sjelljen dyftyrëshe të mediave perëndimore është Erdogano-fobia”

“Arsyeja për sjelljen dyftyrëshe të mediave perëndimore është Erdogano-fobia”

nga Shekulli Agency

Fatëkeqësisht mediat ndërkombëtare u sollën në mënyrë tmerrësisht hezituese. Ky është një problem i madh për mediat ndërkombëtare”, theksoi Resul Serdar Atas

serdar-atasDrejtori i lajmeve Fatih Er dhe Drejtori i Botimeve Resul Serdar Atas të TRT World, kanalit në gjuhën angleze të TRT e cila ishte një ndër vendet e para në të cilët u bë përpjekje për uzurpim pasi që Organizata Terroriste Fetullahçı e kishte bllokuar urën “Dëshmorët e 15 korrikut”, në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) dhanë deklarata në lidhje me ndodhitë të natës për tentativë të grusht shtetit.

Fatih Er tha se nuk ka qenë në Turqi për shkak të përgatitjeve për themelimin e zyrës së TRT World në SHBA por në momentin kur kanë dëgjuar lajmet në lidhje me tentativën për grusht shteti, kanë vazhduar me transmetim nga studiot në Londër për shkak të ndërprerjes së transmetimit në Turqi.

– “Në shtypin e huaj ka një fobi kundër zotit President” –

Fatih Er gjithashtu përmendi qëndrimin paragjykues të mediave të huaja kundrejt Turqisë.

“Paragjykimi i mediave të huaja kundrejt Turqisë nuk filloi sot, as dje. Kishte edhe para grusht shtetit. Unë personalisht këtë e emërtoj sikur ‘Erdoğan fobia’. Ka një fobi kundër zotit President dhe mediat e huaja duan që këtë ta përdorin në çdo mjedis dhe atmosferë. Fatkeqësisht edhe në grusht shteti preferuan të jenë pranë qeverisë juntë në vend që të jenë pranë përkrahësve të demokracisë. Ky është një turp për mediat botërore. Ne i tregojmë të vërtetat, nuk vrapojmë pas një propagande. Sepse gjithçka është në pah, mund të shihet me sy të lirë në mënyrë të qartë. Ka edhe gazetarë ndërkombëtar të cilët e vërejnë këtë. Këto gjithashtu edhe na mbështesin ne. Mendoj se shkaku i dyfytyrësisë së medias perëndimore vjen nga hidhërimi që e ndjejnë kundër Turqisë dhe nga Erdoğan fobia”, tha Fatih Er.

Ai më tej theksoi se janë duke përgatitur një dokumentar në lidhje me tentativën për grusht shteti. “Ne do të vazhdojmë të njoftojmë botën, ato që i përjetoi Turqia grupet terroriste të cilët inicuan për këtë grusht shtet në mënyrë të qartë me anë të dokumentarëve”, tha ai.

– “Kritika për mënyrën e informimit të mediave të huaja” –

Drejtori i Botimeve të TRT World Resul Serdar Atas tha se TRT World është një kanal lajmesh i cili transmeton globalisht në gjuhën angleze, tha se nuk kanë kuptuar se është një tentativë për grusht shtet me hyrjen e ushtarëve në kanal gjatë kësaj tentative.

Ai treguar se i kanë nxjerrë jashtë në mënyrë vullgare. “Na thanë të zbrazim vendin për sigurinë tonë. Por hynë në mënyrë të tmerrshme vullgare, duke i thyer dritaret, dritaret e mesxhidit, dritaret e kafeterisë dhe të gjitha dyert të cilat çojnë drejt qendrës për lajme dhe departmentit të programit. Më pastaj e zbrazën qendrën e lajmeve, të gjithë u mblodhëm në oborr, na i morën telefonat. Përdorën dhunë kundrejt shokëve tanë të cilët rezistuan ndaj kësaj”, tha Atas.

Në vazhdim ai shtoi se ushtarët puçistë kanë dëshiruar të dëmtojnë imazhin e shtetit duke e ndërprerë transmetimin e një kanali televiziv i cili transmeton në aspekt ndërkombëtar.

Atas kritikoi qëndrimin e mediave të huaja kundër tentativës për grusht shtet.

“Si TRT World linja jonë editoriale ishte shumë e qartë. Pas këtij grusht shteti gjendet një organizatë mizore dhe këtë grusht shteti populli turk e ka zbrapsur. Në lidhje me këto dy çështje linja jonë editoriale ishte shumë e qartë. Fatëkeqësisht mediat ndërkombëtare u sollën në mënyrë tmerrësisht hezituese. Ky është një problem i madh për mediat ndërkombëtare”, theksoi Resul Serdar Atas.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies