Në Philadelphia po mbahet konventa e Partisë Demokratike në të cilën qysh në ditën e parë Clinton fitoi përkrahjen e 15 delegatëve nda Dakota e Jugut
Ish-gruaja e parë dhe më vonë Sekretare shtetërore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe senatore e New Yorkut, Hillary Clinton edhe zyrtarisht është bërë gruaja e parë kandidate për presidente në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 8 nëntor.
Në Philadelphia po mbahet konventa e Partisë Demokratike në të cilën qysh në ditën e parë Clinton fitoi përkrahjen e 15 delegatëve nda Dakota e Jugut që i mundësoi të tubojë 2.383 vota delegatësh me çka dhe zyrtarisht fitoi nominimin për kandidate presidenciale.
Në këtë mënyrë, Clinton u bë gruaja e parë që kandidohet për presidente të SHBA-ve.