Fillimi Opinion/AnalizaA PËRGADITET PËRPLASJA SEKTARISTE MES MUSLIMANËVE!

A PËRGADITET PËRPLASJA SEKTARISTE MES MUSLIMANËVE!

nga Shekulli Agency

Savash Veliu

Kur Bota Perëndimore perëndon /ka rrënë/ në krizë morale apo shpirtngushtësie shkaku pasioneve ekonomike gjithnjë ka shpifur apo ka shpikur armikun imagjinar që të justifikoj EkspanSionizmin plaçkitëse me fushata gjakatare ndaj Hakkut të huaj, një akt e bërë në epokën mesjetare me kryqëzatat e tani me islamofobinë që ngrisin tensionet ekstreme brenda perëndimit kurse ato jashtë eksportohen me luftë Mes’hebiste mbi botën lindore të sajuara nga pushtetet perëndimore e veçmas nga Amerika si ‘’Projektplan i Madh për Lindjen e Mesme’’!

Evropa dhe Amerika për 30 vite kanë fabrikuar vrasje Mes’hebiste ndërmjet Shiave dhe Sunive musliman që të arrij sot në 20 vitet e fundit kulminacioni e saj të luftës në Siri dhe Jemen. Sunnitët përbëjnë 85%, Shiat përbëjnë 12% dhe 3% janë Wehabijtë kjo është pasqyra reale e botës islame.

Nuk është rastësi largimi Amerikanë nga Avganistani me shejtanizimin e Talebanëve, por përkundrazi Amerika është shejtani i madh i cili le përshtypje kinse u mund në këtë luftë 20 vjeçare ku detyrimisht do tërhiqet duke lënë armatimet më moderne në duart e talibanëve, dmth, në Avganistan. A duhet menduar se Amerika ashtu thjeshtë do tërhiqet nga apetitet e saja ekspansioniste mbi këtë rajon të pasur. Talibanëve iu lejua futja në Avganistan duke formuar një hapësirë të njihet Avganistani si Shtet Islamik Sunnit dhe fshehurazi do të armatoset e që është veç e armatosur deri në fyt nga armiqët e jashtëm me rrezik dhe potenc të madh të kacafysin ideologjikisht me Iranin.

Po të shikojm sa ka lënë armatim dhe ushtarë amerikan në Irak statistikat ushtarake tregojnë mbi 2000 mijë tanke, po të llogaritet sa ka donuar armë të rrënda terroristëve të PKK-PYD në Siri ato nuk mund të llogariten sepse tejkalojnë qindramijë shleperë dhe vetëm ndaj një grupi militantësh të papërfilshëm që është absurd në vete, dmth, përgaditet një luftë me përmasa të mëdhaja!

Largimi taktik Amerikan nga Avganistani – Iraku e nga Siria me NATO-n tregon se Lindja e Mesme kalon në një fazë të re të luftës globale që shihet si një luftë mes Mes’hebëve muslimanë që sipas trilluesve ka arritur pjekurinë e përplasjesë por jo siç pretendonte Hangtintoni dhe Fukojama ndërmjet civilizimeve, përkundrazi ajo përplasje duhet të arrihet mes muslimanëve të sektit SHIA me SUNNITËT Musliman… Nëse shikojmë Hartën e Lindjes së Mesme vija ndarëse mes botës Shiite dhe Sunnite veç është e qartë dhe fillon prej; Libanit – Sirisë në Irak e me Arabinë Saudite tek shtetet e Gjirit Persik prej aty përmes Iranit drejtë Avganistanit, është një vijë siizmike që zgjatet me precizitet kirurgjike që ndan botën islame qartë në SHIA dhe SUNNI!?

Me vitet të tërra në vijim organizmat Shiite veprojnë si parti politike dhe militantë të armatosur të mbështetura nga Irani në Liban, Siri, Irak, Bahrein, Jemen etj etj, që ka filluar duke acaruar Mes’hebizmin Shia-Sunni për 20-30 vitet e fundit radhazi nga kurthet e NATO-Amerikës derisa Shtetet Sunnite të mëdha si Iraku, Egjipti dhe Libia u shpartalluan qëllimisht duke i lënë dy shtetet të papërfillshme arabe si Mbretëritë e Sauditëve me Emiratët përball avanturave të ngritura Iranase. Irani duhet të qëndroj larg kësaj gracke Amerikano-Israelite sepse është e pamundur të fitohet një luftë Shiite me 12% mbi Sunnitët që përbëjnë 85% e muslimanëve të botës. Pra, Amerika dhe Israeli këtu përcjellin dhe sodisin prej larg situatën duke fërkuar duart sepse fitues në fund do jenë dihet shejtanët perëndimor që me dekada në vijim i fabrikojnë kurthet e tyre djallëzore.   

Irani është sprovuar për resht 40 vite prej vitit 1979 në Luftë me Irakun e deri më sot resht edhe për 40 vite me sanksione ekonomike dhe kështu është e dërmuar ekonomikisht dhe ushtarakisht që të korr një fitore të raskapitur në ca fronte lufte të rajonit. Shpresojmë se ndryshimi i fundit të kryeministrit të iranit do të sjellë ndryshimin e duhur e më vizionare për vet Iranin që do ta shpëtoj vet shtetin shiit nga shpërbërja e saj.

Kjo lojë është tejet e fëlliqur dhe vllavrasëse… Por shpresojmë se Turqia me Pakistanin do ti prijnë parandalimit të kësaj katastrofe muslimane duke e marr nën kontroll Aeroportin strategjik të Kabulit automatikisht edhe të Avganistanit, kjo nëse do të arrijnë të kuptojnë edhe Talebanët lojën e thellë djallëzore të amerikanëve të cilëve sot për sot u paraprijnë ndoshta euforia kinse janë ‘’çliruesit’’ e vetëm të Avganistanit të trimëruar artificialisht nga ‘’ikja’’ e amerikanëve!     

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies