…”Ku do të ishin sot Shqiptarët Gjeopolitikisht nëse tradhëtarët e brendshëm do ta ndihmoninë me atë zell kauzën kombëtare dhe atë fetare siçndihmojnë qëndrimit të politikës okupuese sllave !?
Shkruan: Savash VELIU
Shqiptarët e Maqedonisë po degjenerohen, po shkojnë drejt greminës, po copëtohen, gatise po zhbëhen. Po humben edhe 25 përqindëshi zyrtar i këtij populli dhe koncepti për shtetndërtim ku cënohet sovraniteti i qenësisë shqiptare nga sundimi i Politikës Autokrate e paparë në këto troje, që pas Luftës së Dytë Botërore !
Shqiptarët e maqedonisë rrezikojnë të mbeten pa Histori, vlera Kombëtare, pa Identitet dhe sovranitet. Nuk ka hapësirë as minimale të mbijetoj si e tillë! E dinë ata, që të gjitha “frikësimet” i’u gatisin ngase janë në tokën e tyre të lashtë dhe me gjuhën e tyre të stërlashtë dhe traditën e saj mikpritës e paqësor.
Shqiptarët e Maqedonisë bukvalisht janë përjashtuar nga sofra e përbashkët e zhvillimit të tij ekonomik, politik, punësimit, investimeve strategjike, Arsimimit dhe Prosperitetit progresist si çmim i politikës së gabuar e bazuar në platformë mesjetare.
Shqiptarët e Maqedonisë mbi dy dekada të pluralizmit i përjetuan zhgënjimet më të mëdhaja dhe më absurde duke kaluar symbyllas deri në dështimin e saj kolosal të mbështetur kinse në parti shqiptare.
Partia revolucionare nacional-kristiane sllavomaqedone VMRO DPMNE, po realizon platformën e saj shovene ndaj partive shqiptare përmes të cilëve e shkretoi popullatën dhe rininë e saj duke e lënë atë pa vizion dhe ardhmëri të sigurt ekonomik.
Pushteti politik sllavomaqedon udhëheq politikën e segregacionit aparthejd të qëllimshëm e mbështetur në bazë nacio-fetare e që përjashton nga buxheti i përbashkët shtetëror mbi 69% të banorëve të saj jo kristian duke i lënë në mjerim dhe varfëri skamnor!
Shqiptarët e Maqedonisë që të gjithë mundin e të parëve të largët dhe jo të largët të tyre e shndërruan në gur të Sizifit duke u bërë lodër në duar të qëllimeve të fëlliqura politike, qëllimeve afatgjate të cilat premtojnë vetëm vetëshkatërrim kombëtar!
Shqiptarët e Republikës së Maqedonisë, pas luftës së 2001 e këndej janë duke tentuar për t`i fituar të drejtat e tyre në këtë shtet. Ata janë të diskriminuar në mënyra të ndryshme në sfera dhe elemente të shoqërisë të cilat do të ishin të nevojshme që qasja të ishte ndryshe. Kjo qasje diskriminuese ndaj shqiptarëve, i pat bërë ato që në vitin 2001 të kapin armët dhe të kërkojnë të drejtat e tyre. Por përpjekja u sabotua keqazi dhe shkoi për huq!
Shqiptarët nuk e dinë, sikur ta dinin do të vepronin ndryshe sepse tani ato vise i ka kapluar sindromi i mohimit të vetvetes. Ata nuk njohin vlerë tjetër përpos asaj te jesh shërbëtor i botës ku jeton! Në këtë botë shërbëtor i sunduesit që nuk është sundues, të sjellshëm e të dëgjueshëm pa mas ndaj tij deri në humbje të vetvetes. Pa menduar fare, pa u thelluar fare në mendime shqiptarët janë në gjendje ta mohojnë vetveten dhe aq të duruar e të papërfillshëm janë bërë e si te tillë gati e asgjësuan substancën e të qenit zot i vetvetes kombëtarisht me identitet shqiptar!
Prandaj, pas të gjitha këtyre dështimeve politike dy dekadëshe shqiptarët e maqedonisë duhet t’i mobilizojnë forcat e reja politike e të krijojnë Lëvizjen për të Federelazuar këtë vend ilirik. Federalizimi është rruga e vetme e pashmangshme e zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve në Maqedoni. Nga konflikti i vitit 2001, sidomos nga momenti i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, faktori politik maqedonas nuk ka treguar vullnet për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni që burojnë nga kjo marrëveshje.
Federalizimi është rruga e vetme e zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve në Maqedoni. Përvojat politike ndërkombëtare kanë dëshmuar dobitë e shumta që sjell federalizmi për shoqëri me përbërje multietnike, multikulturore dhe multikonfensionale.
Por BE-ja në Ballkan ose siç i quan ajo sot vende të treta (përbuzëse) paraqitet e ç’kujdesur dhe pa vizion të qartë politik për integrim ekonomik dhe për asocim stabiliteti në rajon. Fuqia kryesore e BE-së vjen nga kushtëzimet që ajo i’a bënë vendeve me status-quo, politikë kjo që solli në vitet ’90-ta edhe mossukseset e kurdisura ndaj rrëzimit të regjimit Millosheviçian duke e toleruar atë deri në varshmëri hipokrizie!
Dikur sllavëve, iu duhej lufta për të na zhbërë. Kurse sot, zhbërjen nga bindja e emanetuar e bëjmë me dorën tonë mu ashtu siç ata e duan të jetë gjendja jonë kombëtare. E ne si delet e shkujdesura pas ujkut të pamëshirshëm, shkojmë drejt në gojën e përbindëshit të mallkuar!
…Prandaj Mendoni dhe krijoni mendime të mëdha sikur Universi që Zoti t’u shpërblej madhërisht, ndryshe nuk bënë… !!!