Fillimi LajmeZbulohet identiteti i sulmuesit në Teksas

Zbulohet identiteti i sulmuesit në Teksas

nga Shekulli Agency

Sulmin e armatosur në një kishë të shtetit federal amerikan të Teksasit e ka kryer 26 vjeçari Devin Patrick Kelley.

Mediat amerikane, duke cituar burime të afërta me policinë, njoftuan se sulmi, në të cilin humbën jetën 26 persona është kryer nga 26-vjeçari i bardhë Devid Patrick Kelley.

Guvernatori i Teksasit Gregg Abbott në një konferencë për media deklaroi se 26 persona janë vrarë në sulmin në kishën në Sutherland Springs. Më parë u raportua për 27 të vrarë.

Freman Martin, një zyrtar i sigurisë publike në Teksas, tha se 23 persona u vranë në kishë, dy jashtë objektit, ndërsa një person iu nënshtrua plagëve në spital.

Martin tha se sulmuesi ishte i veshur me rroba të zeza dhe mbante një jelek. Ai e la armën në vendin e sulmit dhe më vonë u gjet i vdekur në automjetin me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes.

Ai shtoi se ka mundësi që sulmuesi të ketë kryer vetëvrasje, por nuk përjashtoi mundësinë që të jetë ndjekur nga banorët e lagjes dhe të jetë qëlluar me armë.

Burimet lokale thonë se rreth 50 veta rregullisht merrnin pjesë në kishë, kurse në mesin e të vrarëve është edhe një fëmijë dyvjeçar. Jetën gjithashtu e ka humbur edhe vajza 14-vjeçare e priftit lokal.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave nëpërmjet Twitter-it dhe theksoi se tërë rastin ishte duke e ndjekur nga Japonia ku po qëndron në një vizitë zyrtare.

Gjithsej 26 persona u vranë në sulmin e armatosur që ndodhi dje në kishën koptike në shtetin amerikan të Teksasit. Një sulmues i armatosur hyri në kishë në Sutherland Springs dhe hapi zjarr ndaj të pranishmëve.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies