Fillimi LajmeYıldırım: Do të ndërmarrim hapat e nevojshëm për situatën në veri të Irakut

Yıldırım: Do të ndërmarrim hapat e nevojshëm për situatën në veri të Irakut

nga Shekulli Agency

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım duke folur në lidhje me sanksionet në veri të Irakut tha se një ekip i formuar nga ministritë përkatëse po punon për detajet e saj dhe pa u bërë shumë vonë do të ndërmarrin hapat e nevojshëm, raporton (AA).

“Do t’i ndërmarrin hapat tonë sikurse për hapësirën ajrore ashtu edhe për atë se si do të menaxhohen pikat kufitare. Ne kemi vështirësi këtu, njëra prej tyre është që pikat kufitare atje në të vërtetë tani ndodhen nën menaxhimin e Peshmergëve. Iraku kërkoi nga ata që ti dorëzojnë pikat kufitare. A do ta bëjnë dorëzimin e tyre apo jo, çfarë zhvillime do të ketë, ne duhet ta ndjekim këtë situatë. Për këtë arsye ne duhet ta zhvillojmë këtë proces në dialog më të ngushtë me Bagdadin”, tha Yıldırım.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies