
Ish-trajeneri i skuadrës angleze të futbollit Arsenal, Arsen Wenger, ka shprehur mbështetje për lojtarin gjerman me origjinë turke Mesut Özil lidhur me qëndrimet e tij për presionin e ushturuar ndaj pakicës muslimane Ujgure në krahinën autonome veriprerendomore të Kinës, Xinjiang.
Eksperti francez i futbollit, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Doha, tha se Özil, si çdo njeri tjetër, e ka të garantuar lirinë e shprehjes.
“Ai nuk është i detyruar t’i ndajë mendimet me të gjithë, por e ka këtë të drejtë”, ka thënë Wenger.
Së fundmi, Özil në rrjetet sociale shkroi se “në Kinë digjet Kurani, xhamitë janë mbyllur, shkollat fetare dhe medresetë janë ndaluar”.
Reagimi i Arseanlit ishte i menjëhershëm, me të cilin u distancua nga komentet e lojtarit.
“Lidhur me komentet e Mesut Özil në rrjetet sociale, Arsenalı duhet të japë deklaratë të qartë”, thuhej në deklaratën e klubit, i cili, ndër të tjera, u publikua në platformën kineze “Weibo”.
“Përmbajtja e mesazhit të tij paraqet mendimin e tij personal. Arsenal si klub futbolli çdoherë mbështet principet në bazë të të cilave nuk dëshiron të merret me politikë”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.