Fillimi LajmeVullnet i përbashkët për të thelluar bashkëpunimin Shqipëri-Turqi në fushën e arsimit

Vullnet i përbashkët për të thelluar bashkëpunimin Shqipëri-Turqi në fushën e arsimit

nga Shekulli Agency

Në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit shqiptar në Turqi të kryesuar nga kryeministri Edi Rama, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi është takuar në Stamboll me homologun e saj turk, Ziya Selçuk, transmeton (AA).

Në njoftimin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, thuhet se gjatë takimit është vlerësuar ecuria e deritanishme e marrëdhënieve dypalëshe.

“Në Stamboll, ku pata kënaqësinë të takohesha me homologun Ziya Selçuk, ministër i Arsimit Kombëtar i Republikës së Turqisë, vlerësuam bashkërisht ecurinë e deritanishme të marrëdhënieve tona dypalëshe”, është shprehur në lidhje me takimin ministrja Kushi.

Gjatë takimit, Kushi dhe Selçuk kanë diskutuar edhe mbi pikat e zbatimit të marrëveshjes së nënshkruar në fillim të këtij viti mes dy vendeve.

Sipas ministres Kushi, mes dy palëve është shprehur vullneti i përbashkët për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë e Turqisë në fushën e arsimit.

Kujtojmë se gjatë vizitës së delegacionit nga Shqipëria, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, priti në një takim edhe Kryeministrin Rama, ndërkohë delegacioni shqiptarë realizoi takime edhe me zyrtarë të tjerë turq.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies