Fillimi LajmeVenezuela akuzon Facebook-un për “totalitarizëm dixhital”

Venezuela akuzon Facebook-un për “totalitarizëm dixhital”

nga Shekulli Agency

Qeveria e Venezuelës të dielën ka kritikuar ashpër rrjetin social Facebook, pasi kjo e fundit pezulloi llogarinë e presidentit Nicolas Maduro për 30 ditë për “shkelje të përsëritura” të politikave të saj kundër përhapjes së dezinformatave mbi COVID-19, transmeton (AA).

Në një njoftim, Ministria e Informacionit e Venezuelës mohoi çdo fushatë dezinformuese nga presidenti, duke argumentuar se ai po promovon vetëm “përmbajtje drejt luftimit të pandemisë”.

Ministria deklaroi se veprimet e Facebook-ut janë pjesë e “totalitarizmit dixhital” të tyre kundër shteteve sovrane.

“Ne jemi dëshmitarë të një totalitarizmi dixhital të ushtruar nga kompani mbikombëtare që duan të imponojnë ligjin e tyre në vendet e botës”, theksoi ajo.

Facebook po ashtu hoqi një video nga faqja e Maduro-s në të cilën ai promovoi një ilaç të quajtur Carvativir. Maduro argumenton se ilaçi mund të kurojë dhe parandalojë virusin.

Facebook argumentoi se deklarata e Maduro-s në lidhje me Carvativir nuk mbështetet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Sipas Universitetit “Johns Hopkins” me bazë në SHBA, Venezuela ka regjistruar 155.663 raste të konfirmuara të koronavirusit, përfshirë 1.555 vdekje dhe 144.229 të shëruar.

Që prej shfaqjes në Wuhan, Kinë në dhjetor të vitit 2019, pandemia COVID-19 ka marrë më shumë se 2.78 milionë jetë në gjithë botën.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies