Qindra persona në Gaza kanë protestuar kundër vendimit të SHBA-ve për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit”, raporton (AA).
Në marshimet të cilat kanë nisur me thirrje të Hamasit dhe lëvizjeve të tjera pas namazit të xhumasë nga shumë xhami në Rripin e Gazës, krahas kryetarit të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Henije, morën pjesë edhe shumë zyrtarë të tjerë.
Mushir el-Misri, një prej drejtuesve të Hamas-it në një fjalim tha se “Ndodhemi këtu për të treguar se Kudsi ashtu si më parë edhe sot ka shkaktuar intifadë, rezistencat palestineze dhe zemërimin e umetit”.
Duke bërë të ditur se përpjekjet arabe dhe të gjithë botës islame duhet të drejtohen mbi “armikun e përbashkët, Izraelin”, Misri, është shprehur se “Izraeli ashtu siç nuk do të mund të ndryshojë historinë, ai gjithashtu nuk do të jetë i suksesshëm as në përpjekje për të bërë hebre Kudsin”.
Duke e cilësuar “krim kombëtar dhe moral” normalizimin me Izraelin, Misri duke u kërkuar vendeve arabe që t’i japin fund kësaj situate, u ka bërë thirrje grupeve palestineze që “të bien dakord mbi një strategji kombëtare të bazuar në konsensus”.
Ndërsa Nafiz Azzam, një prej drejtuesve të Lëvizjes së Xhihadit Islamik, është shprehur: “Bota islame zyrtarisht nuk ka bërë asgjë kundër vendimit të pavlefshëm të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Çfarë po prisni?”. Pasi u ka bërë thirrje grupeve palestineze që të sigurojnë “bashkimin e Palestinës”,
Azzam ka kërkuar që “Vendet arabe dhe islame të rritin koordinimin e tyre në lOuftën kundër SHBA-ve dhe Izraelit”. “Përse nuk janë larguar deri tani ambasadorët? Përse vendet arabe dhe islame nuk kanë mbajtur një qëndrim të përbashkët ndaj vendeve si Guatemala e cila ka nxituar për vendosjen në zbatim të vendimit të Trumpit?”, është shprehur Azzam, duke theksuar se duhet të hidhen hapa praktikë kundër vendimit të SHBA-ve dhe ka shtuar më tej se “Intifada e Palestinës duhet të vazhdojë dhe të zhvillohet”.