Fillimi LajmeUshtria e Azerbajxhanit shkatërron 250 tanke dhe automjete të blinduara të Armenisë

Ushtria e Azerbajxhanit shkatërron 250 tanke dhe automjete të blinduara të Armenisë

nga Shekulli Agency

Ushtria e Azerbajxhanit në operacionin që ka filluar për të çliruar territoret e tij nën pushtim, ka shkatërruar 250 tanke dhe automjete të blinduara të ushtrisë së Armenisë.

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, thuhet se ushtria azerbajxhanase vazhdon përparimin dhe se ka çliruar disa pozicione nga forcat armene.

Gjatë operacionit janë neutralizuar një numër i madh i ushtarëve armenë dhe janë shkatërruar pajisjet dhe armët e tyre.

“Ushtria e Azerbajxhanit në periudhën 27 shtator – 7 tetor, ka shkatërruar 250 tanke dhe automjete të blinduara, 270 topa dhe sisteme raketore, 60 sisteme të mbrojtjes ajrore, 11 pozicione të komandës drejtuese dhe vëzhguese, 8 depo të municioneve, rreth 150 mjete dhe kamionë ushtarakë si dhe një sistem S-300 të Armenisë”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies