Fillimi LajmeUkraina pretendon se në 24 orët e fundit Rusia ka humbur 100 ushtarë

Ukraina pretendon se në 24 orët e fundit Rusia ka humbur 100 ushtarë

nga Shekulli Agency

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës pretendon se në 24 orët e fundit Rusia ka humbur 100 ushtarë, 4 tanke, 7 automjete të blinduara, 3 topa dhe 1 sistem raketahedhës.

Në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës përfshihet informacioni për humbjet e ushtrisë ruse nga data 24 shkurt deri më 21 korrik.

Në deklaratë thuhet se Rusia në 24 orët e fundit ka humbur 100 ushtarë, 7 mjete ajrore pa pilot, 4 tanke, 3 topa, 1 raketahedhës, 6 automjete dhe 7 autoblinda.

“Që nga fillimi i luftës janë rrëzuar 221 avionë, 188 helikopterë ndërsa janë shkatërruar 1.704 tanke, 3.912 automjete të blinduara, 859 topa, 251 raketahedhës dhe 113 sisteme të mbrojtjes ajrore që i përkasin Rusisë. Gjithashtu janë shkatërruar 2.406 mjete, 15 anije dhe skafe të lehta dhe 710 mjete ajrore pa pilot të forcave ruse”, theksohet më tej.

Shtabi i Përgjithshëm njofton se 167 raketa të lëshuara nga rusët u shkatërruan nga njësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe se që nga fillimi i luftës ushtria ruse ka humbur gjithsej 38.850 ushtarë.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë më 25 mars deklaroi se në Ukrainë humbën jetën 1.351 ushtarë rusë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies