Fillimi LajmeUkraina fton misionin e IAEA-së lidhur me pretendimet e Rusisë për “bombë radioaktive”

Ukraina fton misionin e IAEA-së lidhur me pretendimet e Rusisë për “bombë radioaktive”

nga Shekulli Agency

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov deklaroi se ideja për “bombë të pistë” (bombë me përmbajtje radioaktive” i duket e neveritshme dhe i bëri thirrje Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) të Kombeve të Bashkuara të dërgojë misione monitorimi në vendin e tij, transmeton (AA).

Reznikov në një postim nga llogaria e tij në Twitter tha se “Ushtria ukrainase çdo ditë çliron territoret tona nga papastërtia ruse. Ideja për ‘bombë të pistë’ duket e neveritshme. Ftojmë në Ukrainë misionet monitoruese të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) të Kombeve të Bashkuara. Bota duhet t‘i përgjigjet shantazhit bërthamor të Rusisë. Kërkojmë respektimin e paragrafit 4 të Memorandumit të Budapestit”.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu ka pretenduar se Ukraina do të përdorë “bombë të pistë”.

Ministrat e Jashtëm të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës në një deklaratë të përbashkët, hodhën poshtë pretendimet e Rusisë se Ukraina do të përdorë ‘bombë të pistë’ (bombë me përmbajtje radioaktive) në territorin e saj.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies