Fillimi LajmeTurqia dërgon ndihma mjekësore për Britaninë e Madhe kundër COVID-19

Turqia dërgon ndihma mjekësore për Britaninë e Madhe kundër COVID-19

nga Shekulli Agency

Një avion ushtarak kargo i Turqisë është nisur nga Ankaraja për Britaninë e Madhe me ndihma mjekësore kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Për të luftuar kundër virusit COVID-19, Turqia i dërgon ndihma mjekësore Britanisë e cila është një nga vendet më të prekura në botë nga pandemia. 

Avioni ushtarak kargo A400M pasi u ngarkua me pajisje të ndihmës mjekësore të parapërgatitura nga Ministria e Shëndetësisë, me pajisje si maska, maska të tipit N95 dhe veshje mbrojtëse, u nis drejt Britanisë nga aeroporti ushtarak Etimesgut në Ankara.

Mbi kutitë e ndihmës së dërguar ndodhen edhe mbishkrime në gjuhën turke dhe angleze me fjalë nga poeti mistik dhe dijetari Mevlana, i njohur edhe si Rumi, “Pas dëshpërimit ka shumë shpresë. Pas errësirës ka shumë diell”.

Gjithashtu planifikohet që Britanisë t’i dërgohen ndihma mjekësore edhe ditën e nesërme.

Ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab, së fundmi njoftoi se në vend është rritur në 7.978 numri i vdekjeve nga pandemia, ndërkohë rreth 65 mijë raste janë diagnostifikuar me këtë virus.

Po ashtu edhe kryeministri britanik, Boris Johnson, vazhdon trajtimin për shkak të COVID-19. 

Turqia më parë ka dërguar ndihma mjekësore edhe për Italinë, Spanjën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies