Fillimi LajmeTurqi, pezullohen nga detyra 9 mijë e 103 punonjës të policisë

Turqi, pezullohen nga detyra 9 mijë e 103 punonjës të policisë

nga Shekulli Agency

Bëhet e ditur se 9 mijë e 103 punonjës të policisë janë pezulluar nga detyra në Turqi me arsyetimin se janë të bashkuar ose janë të lidhur me Organizatën terroriste FETO/Strukturën e shtetit paralel (FETO/PDY), raporton (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë thuhet se “bazuar në pikën 2 të dekretit në fuqinë ligjore në lidhje me masat e marra në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme të ligjit me nr. 667, janë pezulluar nga detyra 9 mijë e 103 anëtarë punonjës të policisë me arsyetimin se janë të bashkuar ose janë të lidhur me Organizatën terroriste FETO/Strukturën e shtetit paralel (FETO/PDY) të cilët janë përckatuar se përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies