Fillimi LajmeTurqi, mocioni për dërgimin e trupave në Libi paraqitet në parlament

Turqi, mocioni për dërgimin e trupave në Libi paraqitet në parlament

nga Shekulli Agency

Presidenca e Turqisë sot në Zyrën e Kryetarit të Parlamentit paraqiti mocionin për dërgimin e trupave në Libi.

Parlamenti pritet të debatojë për mocionin të enjten.

Partia qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) dhe Partia opozitare e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) njoftuan se do të mbështesin mocionin, ndërsa Partia Republikane Popullore (CHP) si partia kryesore opozitare, Partia IYI dhe Partia Demokratike e Popujve (HDP) janë shprehur kundër tij.

Javën e kaluar, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha se mocioni do të paraqitej në parlament si rezultat i kërkesës nga qeveria e Libisë e njohur nga OKB për ndihmë ushtarake.

Më 27 nëntor, Ankaraja dhe Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) e Libisë e njohur nga OKB nënshkruan një pakt mbi bashkëpunimin ushtarak, si dhe një tjetër mbi kufijtë detarë në Mesdheun Lindor.

Që nga rrëzimi i udhëheqësit të ndjerë libian Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi u shfaqën dy qendra pushteti, një në Libinë lindore e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe tjetra në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së dhe atë ndërkombëtare.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies