Rex Tillerson nuk do të jetë më sekretar shtetëror i SHBA-së, kurse në vend të tij është emëruar ish-Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) Mike Pompeo, konfirmoi sot Presidenti i SHBA-së Donald Trump.
Trump ka shkruar në Twitter se në vend të Pompeo do të kalojë zëvendësja e tij Gina Haspel, e cila do të jetë edhe gruaja e parë në këtë pozitë.
“Mike Pompeo, drejtor i CIA-s, do të bëhet sekretar i ri amerikan i Shtetit. Ai do të bëjë një punë fantastike. Faleminderit Rex Tillerson për shërbimin tënd, Gina Haspel do të emërohet drejtoreshë e re e CIA-s dhe do të jetë gruaja e parë e zgjedhur në këtë post”, shkroi Trump.
Tillerson disa orë para vendimit të Trump u kthye nga udhëtimi i shkurtuar zyrtar në Afrikë. Presidenti amerikan nuk dha një shpjegim se përse ndodhi shkarkimi i Tillerson-it.