Fillimi LajmeTrump kufizon numrin e refugjatëve në 45 mijë për vitin 2018

Trump kufizon numrin e refugjatëve në 45 mijë për vitin 2018

nga Shekulli Agency

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, në vitin fiskal 2018 do të lejojë që në vendin e tij të hyjnë maksimalisht 45 mijë refugjatë, që paraqet numrin më të vogël në dekadat e fundit.

Trump nënshkroi memorandumin dhe njoftoi vendimin mbrëmjen e së premtes. Shtëpia e Bardhë thotë se Trump ka aplikuar një “qasje të përgjegjshme dhe humanitare” duke argumentur se reduktimi është i nevojshëm për të mundësuar kontroll më të detajuar të aplikantëve.

Në vitin fiskal 2016, Shtetet e Bashkuara pranuan 84 mijë e 995 refugjatë, ndërsa ish-presidenti Barack Obama donte ta rriste këtë shifër në 110 mijë në vitin 2017.

Trump vendosi kufizimin e migrimit në qendër të angazhimit të tij të politikës së jashtme.

Parashikohet që numri real i refugjatëve që do të shpërngulen në SHBA të jetë shumë më i ulët se 45 mijë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies