Fillimi LajmeTransportonin shtetas të huaj në Shqipëri, disa të arrestuar

Transportonin shtetas të huaj në Shqipëri, disa të arrestuar

nga Shekulli Agency

Policia e Shqipërisë ka arrestuar katër persona, shtetas shqiptarë, të cilët akuzohen për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, transmeton (AA).

Arrestimi është kryer në Gjirokastër, pasi sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, kanë organizuar transportin e klandestinëve me origjinë nga Pakistani dhe Siria.

“Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimi i Grupit Operacional të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, në afërsi të aksit rrugor Jorgucat-Kakavijë duke transportuar me automjetet e tyre 17 shtetas të huaj nga vendet e treta, konkretisht 16 nga Pakistani dhe një nga Siria”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë së Shqipërisë, shtetasit e huaj pas përfundimit të procedurave të intrevistimit do të rikthehen përsëri në Greqi.

Kujtojmë se në ditët e fundit në Shqipëria janë ndaluar disa klandestinë, shtetas të huaj, kryesisht nga Siria dhe Pakistani, të cilët synojnë që në mënyrë të paligjshme të kalojnë kufirin, me qëllim emigrimi drejt vendeve të Evropës.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies