Fillimi LajmeTiranë, fillon protesta e partive opozitare

Tiranë, fillon protesta e partive opozitare

nga Shekulli Agency

Në Tiranë ka filluar protesta antiqeveritare e partive opozitare, ku mbështetësit e opozitës janë nga kryeqyteti, por edhe qytete të tjera të vendit.

Protesta e organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë (PD) dhe Partia Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) po mbahet para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas organizatorëve, protesta zhvillohet për të kërkuar “përmirësimin e kushteve ekonomike të qytetarëve, respektimin e të drejtave të qytetarëve, për ligjin e barabartë për të gjithë, garantimin e proceseve zgjedhore të lira, etj”.

Nga ana tjetër, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë, ka marrë masa shtesë duke angazhuar qindra forca policore për të garantuar sigurinë gjatë protestës.

Policia iu ka bërë thirrje organizatorëve të protestës që të distancohen nga përdorimi i dhunës në protestë, si dhe nga personat me rekorde të rënda kriminale, me qëllim për të garantuar sigurinë e protestuesve dhe të qytetarëve të tjerë.

Në lidhje me protestën e sotme të opozitës ka reaguar edhe Misioni i OSBE-së në Shqipëri, ku në një njoftim thekson se “Shprehim shpresën tonë që protesta politike e së shtunës nuk do të degjenerojë në dhunë”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies