
Të paktën dhjetë persona janë vrarë në të shtënat që ndodhën në shtetin Ohio të SHBA-ve.
Mediat të dielën raportuan se sulmi ka ndodhur në qendër të Dayton-it. Dayton Daily News shkruan se policia fillimisht iu kundërpërgjigj një personi të armatosur.
Raportohet se nëntë persona janë vrarë gjatë të shtënave, ndërsa policia ka vrarë vrasësin e dyshuar.
Të paktën 16 persona të tjerë mbetën të plagosur në këtë incident.
Policia është duke punuar të përcaktojë motivet e sulmuesit.
Dhuna në Ohio ndodhi disa orë pas të shtënave në Teksas ku humbën jetën 20 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.