Fillimi LajmeSulm i madh kibernetik në Ukrainë

Sulm i madh kibernetik në Ukrainë

nga Shekulli Agency

Një sulm i madh kibernetik ka goditur infrastrukturën qeveritare të Ukrainës, pak orë pasi një oficer i rangut të lartë të inteligjencës u vra nga një makinë- bombë në Kiev, raporton (AA).

Banka Kombëtare e Ukrainës, kompania shtetërore e energjisë dhe aeroporti më i madh në vend, janë ndër objektivat kryesore të sulmit, lidhur me të cilin zëvendës kryeministri ukrainas, Rozenko Pavlo, në një postim në Twitter ka shkruar se ai dhe anëtarë tjerë të kabinetit qeveritar nuk janë në gjendje të hapin kompjuterët e tyre.

Ai ka postuar një fotografi të kompjuterit të tij në të cilin shkruan një mesazh se “disku përmban gabime për çka duhet të përgatitet”, duke i kërkuar përdoruesit të mos e nxjerrë nga rryma.

Fotografitë e kompjuterëve tjerë të prekur nga sulmi, shfaqin atë që duket të jetë një haraç prej 300 dollarë në Bitcoin.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies