Fillimi LajmeShqipëria do ta kryesojë OSBE-në me qasje bashkëpunuese

Shqipëria do ta kryesojë OSBE-në me qasje bashkëpunuese

nga Shekulli Agency

Që nga 01 janari i këtij viti, Shqipëria ka marrë kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Lidhur me kryesimin e OSBE-së, ka reaguar edhe ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ku thekson se Shqipëria për një vit me radhë do të kryesojë organizatën përgjegjëse për sigurinë nga Vankuveri në Vladivostok.

“Shqipëria do të angazhohet për zgjidhjen dhe parandalimin e konflikteve, adresimin e kërcënimeve transnacionale, luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, forcimin e proceseve demokratike e afirmimin për të drejtat dhe liritë themelore, mes tjerash”, ka theksuar Cakaj në reagimin e tij, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Gjithashtu, Cakaj është shprehur se Shqipëria do ta kryesojë OSBE-në me qasje bashkëpunuese e gjithëpërfshirëse dhe sjellje të përgjegjshme e profesionale.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies