
Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu, në datat 15-19 qershor do të zhvillojë vizita zyrtare në Maqedoni të Veriut, Serbi, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, gjatë vizitave do të trajtohen çështjet dypalëshe, zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare me fokus Bosnjë e Hercegovinën.
Çavuşoğlu do të zhvillojë takime dypalëshe me homologët e tij, krerë shtetesh dhe qeverish, si dhe kryetarë parlamentesh dhe do të takohet me përfaqësuesit e komuniteteve turke në ato vende.
Çavuşoğlu do të marrë pjesë edhe në Forumin e Dytë të Dialogut të Prespës që do të mbahet në Maqedoninë e Veriut në Ohër dhe do të mbajë fjalim në Sesionin Zyrtar të Hapjes së Nivelit të Lartë.
Ministri turk do të ketë takime dypalëshe edhe me përfaqësuesit e komuniteteve turke në Maqedoninë e Veriut në margjinat e Forumit.