Fillimi LajmeShefat e mbrojtjes turke dhe ruse zhvillojnë bisedë telefonike

Shefat e mbrojtjes turke dhe ruse zhvillojnë bisedë telefonike

nga Shekulli Agency

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar dhe ka bërë të ditur se ka pasur një bisedë telefonike “konstruktive” për koordinimin dhe zhvillimin e aktiviteteve me homologun e tij rus, Sergey Shoygu.

Duke folur me gazetarët në kryeqytetin Ankara, Akar tha se ai dhe Shoygu shkëmbyen informacione mbi Sirinë dhe axhendën e tyre atje.

“Ne diskutuam se çfarë duhet të bëhet për të koordinuar aktivitetet dhe për t’i zhvilluar ato në mënyrën e duhur”, tha Akar.

Akar nuk përmendi para gazetarëve operacionin “Burimi i Paqes” që po zhvillohet në veri të Sirisë për të pastruar rajonin nga terroristët, por Turqia dhe Rusia kanë një histori të gjatë duke punuar së bashku për paqen në Siri përmes procesit Astana.

Në vitin 2017, procesi i paqes në Astana për t’i dhënë fund konfliktit sirian u udhëhoq nga Turqia, Rusia dhe Irani në kryeqytetin Nur-Sultan të Kazakistanit, dikur i njohur si Astana. Që nga ajo kohë janë zhvilluar disa takime mbi Sirinë.

Më 9 tetor, Turqia filloi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë në shtëpitë e tyre dhe integritetin territorial të Sirisë.

Turqia me këtë operacion synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies