Fillimi LajmeSHBA, vritet një person, plagosen 11 të tjerë

SHBA, vritet një person, plagosen 11 të tjerë

nga Shekulli Agency

Një person e ka humbur jetën ndërsa 11 të tjerë janë plagosur nga të shtënat që ndodhën të shtunën në mbrëmje në Brooklyn të SHBA-ve.

Zëdhënësi i policisë së New Yorkut ka njoftuar sot se të të shtënat kanë ndodhur në një park në lagjen Brownsville.

Një person u është nënshtruar plagëve ndërsa nuk bëhet e ditur gjendja shëndetësore e 11 personave të tjerë, thonë nga policia.

Bëhet e ditur se gjashtë persona janë hospitalizuar në gjendje kritike.

Policia nuk ka bërë të ditur detaje në lidhje me incidentin, e as që ka publikuar më shumë informata për sulmuesit.

Kryetari i New Yorkut, Bill de Blasio, në rrjetet sociale ka shprehur keqardhje për ngjarjet dhe ka premtuar se do të bëjë gjithçka që është nën kompetencat e tij që të mbajë të sigurt komunitetin.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies