
Gardës Kombëtare të SHBA-ve i është bërë thirrje të vendoset në qytetin Kenosha, Wisconsin të hënën pas të shtënave të policisë, ku la një person me ngjyrë në gjendje të rëndë dhe nxiti trazira masive.
Guvernatori Toni Evers tha se 125 anëtarë të gardës do të jenë në qytet deri në orën 18:15 pasdite sipas kohës lokale, duke shërbyer në atë që tha ai një formë “e kufizuar” e përqendruar në mbështetjen e nevojave të përgjegjësve të parë lokalë për të mbrojtur infrastrukturën kritike, siç janë shërbimet dhe stacionet e zjarrfikësve dhe për të siguruar që banorët e Kenoshas të jenë në gjendje të mblidhen në mënyrë të sigurt”.
“Unë e di se njerëzit në të gjithë shtetin tonë do të bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet në Kenosha dhe në komunitetet në të gjithë Wisconsin-in. Çdo person duhet të jetë në gjendje të shprehë zemërimin dhe zhgënjimin duke ushtruar të drejtat e tij sipas amandamentit të parë dhe të raportojë mbi këto thirrje për veprim pa patur ndonjë frikë nga të qenurit i pasigurtë”, tha Evers në një deklaratë.
Ky hap vjen pasi një person me ngjyrë, i identifikuar nga Evers si Jacob Blake, u qëllua në shpinë 7 herë në një incident që ka shkaktuar zemërim të gjerë, ku e bëri Kenosha pikën më të fundit të luftës së vazhdueshme të SHBA-ve me padrejtësinë raciale dhe të shtënat policore ndaj personave të paarmatosur me ngjyrë.
Të shtënat ndodhën teksa policia po reagonte ndaj një “incidenti në familje”, tha Departamenti i Policisë së Kenoshas në një deklaratë.
Videoja grafike që u shfaq në mediat sociale duket se Blake është qëlluar disa herë pasi ai hap derën e një automjeti dhe hyn brenda.
Avokati Ben Crump, i cili u angazhua nga familja e Blake, tha se Blake u qëllua pasi ai u përpoq të “deeskalojë një incident në familje”.