Fillimi LajmeSHBA-të, Britania dhe Franca bombarduan pozita të regjimit të Asadit në Siri

SHBA-të, Britania dhe Franca bombarduan pozita të regjimit të Asadit në Siri

nga Shekulli Agency

Si përgjigje e sulmit të regjimit të Asadit me armë kimike në Gutën Lindore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Britania e Madhe dhe Franca bombarduan pozita të forcave të regjimit të Asadit në Damask, Hama, Homs, Daraa dhe Suwayda, raporton (AA).

Gjatë sulmeve, të cilat i konfirmoi edhe presidenti amerikan, Donald Trump, në etapën e parë janë bombarduar pozita në Damask, aeroportin Dumeyr, rrethina e aeroportit ndërkombëtar në Damask, qendra kërkimore shkencore Cemeyre, sistemi mbrojtës në malin Kasyun, dhe pozita në rajonin Kisve dhe Kalamun.

Forcat e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Francës po ashtu bombarduan edhe aeroportin në Hama që është nën kontroll të regjimit të Asadit, më pas pozita të forcave të Hezbollahut në rajonin Kuseyr në Homs dhe disa pozita në Daraa.

Mediat e regjimit të presidentit sirian Asad pohojnë se me ndihmë të sistemit ajror mbrojtës disa raketa të shkrepura drejt Sirisë janë shkatërruar në ajër.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies