Fillimi LajmeSHBA, protestë në mbështetje të ‘palestinezes së guximshme’ Tamimi

SHBA, protestë në mbështetje të ‘palestinezes së guximshme’ Tamimi

nga Shekulli Agency

Qindra persona në New York të SHBA-ve protestuan kundër mbajtjes në arrest të 16-vjeçares Ahed Tamimi, e cila për guximin dhe rezistencën e treguar ishte shpërblyer me “Çmimin e Guximit Handhala”.

Qindra protestues të përbërë nga muslimanët amerikanë dhe qytetarët tjerë mbështetës të Palestinës, me qëllim të shprehjes së mbështetjes për Tamimi-n, e cila u bë simbol i Palestinës, u mblodhën në njërin prej rajoneve më të rëndësishme të qytetit në terminalin Grand Central.

Protestuesit në duar mbanin pankarta me mbishkrime “Të lirohet Ahed Tamimi”, “Të ndërpriten ndihmat e SHBA-ve për Izraelin”, “Të lirohen të gjithë të dënuarit politik” dhe “Kudsi është kryeqytet i Palestinës”. Ata po ashtu brohoritën slogane kundër qeverisë së SHBA-ve dhe Izraelit, duke brohoritur “Liri për Tamimi-n”, “Liri për Palestinën”.

Protestuesit u shpërndanë në mënyrë të qetë ndërsa protesta përfundoi pa incidente.

Në një deklaratë për media nga organizatorët e protestës thuhet se Tamimi po mbahet nën arrest në mënyrë të paligjshme nga Izraeli.

Në deklaratë përfshihen edhe informacionet e anëtarëve të familjes së vajzës së guximshme, të cilët më parë janë vrarë nga ushtria izraelite.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies