Fillimi LajmeScholz: Lufta e Putinit në Ukrainë është “kryqëzatë” kundër Perëndimit

Scholz: Lufta e Putinit në Ukrainë është “kryqëzatë” kundër Perëndimit

nga Shekulli Agency

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka kritikuar sot ashpër presidentin rus Vladimir Putin, duke e akuzuar atë për nisjen e një kryqëzate kundër Perëndimit dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

“Kjo luftë nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën. (Putin dhe përkrahësit e tij) e konsiderojnë luftën kundër Ukrainës si pjesë të një kryqëzate më të madhe”, tha Scholz në një video-mesazh drejtuar Samitit të Qeverisjes Progresive.

“Një kryqëzatë kundër demokracisë liberale. Një kryqëzatë kundër rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Një kryqëzatë kundër lirisë dhe përparimit”, tha politikani socialdemokrat.

“Një kryqëzatë kundër mënyrës sonë të jetesës. Dhe një kryqëzatë kundër asaj që Putin e quan Perëndim kolektiv. Ai do të thotë të gjithë ne”, shtoi Scholz.

Deklarata e tij erdhi disa ditë pasi Rusia këtë javë nisi një valë sulmesh raketore në të gjithë Ukrainën, pas shpërthimit që dëmtoi urën strategjike që lidh Rusinë dhe Krimenë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies