Fillimi LajmeRusia: Vendimi për Ajasofjen është çështje e brendshme e Turqisë

Rusia: Vendimi për Ajasofjen është çështje e brendshme e Turqisë

nga Shekulli Agency

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergey Vershinin, tha se vendimi për hapjen Ajasofjes si xhami është “çështje e brendshme e Turqisë” dhe se as Rusia dhe as ndonjë vend tjetër nuk duhet të përfshihet në këtë punë, raporton (AA).

“Ne nisemi nga fakti se kjo është çështje e brendshme e Turqisë. Natyrisht, as ne, as të tjerët, nuk duhet të përzihen”, tha Vershinin në një deklaratë për gazetarët.

Ai theksoi se në të njëjtën kohë, Ajasofja është e rëndësishme për kulturën dhe civilizimin global.

Ndryshe, më 10 korrik, me një vendim historik, gjykata e lartë administrative e Turqisë anuloi vendimin e Kabinetit të Ministrave të vitit 1934, me të cilin Ajasofja ishte shndërruar në muze, ndërsa më pas, me një vendim presidencial, objekti iu dorëzua Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies