Një mësues i edukatës fizike në një shkollë të organizatës terroriste FETO në kryeqytetin e Rumunisë, Bukuresht është arrestuar me arsyetimin se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 9 vjeçe.
Sipas mediave rumune, mësuesi 40 vjeçar është arrestuar dje pas ankesës së prindit të vajzës.
Prindi në një deklaratë për media ka thënë se ngjarja ka ndodhur javën e kaluar por ai dje ka marrë vesh dhe rastin menjëherë e ka paraqitur në polici.
“Mësuesi pas orës së edukatës fizike, ka thirrur vajzën time në një dhomë duke i thënë ‘do të jap tortë’. Pastaj duke e ngacmuar seksualisht ka ulur pantollonat e saj”, tha prindi.
Nëna ka marrë vesh për ngjarjen nga nxënësit të cilët kanë njoftuar administratën e shkollës se vajza e saj për të mos e takuar mësuesin në fjalë është fshehur pas nxënësve të tjerë. Pasi ka biseduar me administratën e shkollës nëna e ka paraqitur rastin në polici.